By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja
Shqipëri

“Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm për investime, inovacion dhe prodhim.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Investimeve BE-Ballkanin Perëndimor, e zhvilluar në Tiranë, Rama deklaroi se rajoni duhet të shihet përtej procesit të integrimit evropian, duke u konsideruar si një faktor me rëndësi për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha që të mos shihemi më përmes lentes së zgjerimit, si një rajon që gjithmonë përpiqet të kapë ritmin me BE-në, sepse jemi shumë më tepër se kaq. Jemi një destinacion investimi. Jemi një vend në rritje, pjesë e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë evropiane”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë solli si shembull ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se ajo është rritur nga 10 miliardë euro një dekadë më parë, në rreth 30 miliardë euro aktualisht.

Rama bëri të ditur se ambicia e qeverisë është që deri në vitin 2040 ekonomia e vendit të dyfishohet sërish.

Ai u ndal edhe te pozicioni gjeografik i Shqipërisë, anëtarësimi në NATO dhe perspektiva evropiane, duke i cilësuar këto si elementë që e bëjnë vendin një pikë të rëndësishme për investimet në rajon.

Një tjetër çështje e përmendur nga kryeministri ishte Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Rama deklaroi se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë mbështetje financiare në kuadër të këtij mekanizmi, si rezultat i përmbushjes së reformave dhe angazhimeve të marra.

“Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti zbulon kur do të prodhohen municionet e para në Kosovë
Next Article Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?