By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eksportet “marrin frymë”, rriten me 1.5 mld lekë krahasuar me janarin e vitit të kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Eksportet “marrin frymë”, rriten me 1.5 mld lekë krahasuar me janarin e vitit të kaluar
Shqipëri

Eksportet “marrin frymë”, rriten me 1.5 mld lekë krahasuar me janarin e vitit të kaluar

admin
Last updated: 17/02/2025 21:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tatëpjeta e eksporteve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të euros është frenuar… të paktën këtë fillim-vit.

Nga më pak se 30 miliardë lekë një vit më parë, muajin e shkuar në tregjet e huaja u shitën mallra që kushtuan pak më shumë se 31 miliardë lekë. Rritja përllogaritet në rreth 1.5 miliardë lekë apo 4.9 për qind.

Kontributin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë eksporti i naftës bruto të nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës që në janar u zgjerua me 13 për qind.

Me përjashtim edhe të ushqimeve e pijeve, të gjithë grupet e tjera të produkteve paraqiten në rënie duke konfirmuar se “kriza e eksporteve nuk ka marrë fund”.

“Nuk kemi të bëjmë me nj me një kthesë. Kemi thjesht një grup produktesh, në këtë rast karburanti që ka shënuar zgjerim të konsiderueshëm e rrjedhimisht ka ndikuar në peshën totale. Por kriza e eksporteve vijon”, tha për A2 CNN eksperti për ekonominë, Edison Zaçaj.

Lehtë muajin e shkuar u zgjeruan edhe importet, vlera e të cilave kapi shifrën e mbi 60 miliardë lekëve. Në krahasim me janarin e një viti më parë, rritja përllogaritet në vetëm 0.1 për qind.

“Kemi një krizë konsumi e cila pritet të bëhet edhe më e ashpër në vijim si pasojë e largimeve nga vendi. Turistët nuk po ndikojnë në zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht n zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht në nxitjen e prodhimit vendas apo importeve”, shtoi Zaçaj.

Me eksportet që morën një kthesë të vogël dhe importet e rritura lehtë, bilanci tregtar u mbyll pozitiv për vendin muajin e shkuar.

“Vijojmë te kemi një bilanc aspak premtuar që rrezikon të na kthejë shumë pas në kohë me një deficit tregtar të theksuar.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Muajin e shkuar Shqipëria ka eksportuar më shumë produkte drejt Kosovës, Spanjës dhe Greqisë. Nga ana tjetër, kompanitë shqiptare kanë çuar më pak produkte drejt Italisë, Gjermanisë dhe Turqisë.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë ndodhi me ndjekësit e Navalnyt?
Next Article Prindërit e 16-vjeçares që i dha fund jetës: Alarm bullizmi, na tha si do duroj 6 orë në klasë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?