Ento-nacionalizmi si formë e ekstremizmit të së djathtës së skajshme po përhapet në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të vendit dhe po paraqet kërcënim serioz. Nxitës i kësaj forme të ekstremizmi është edhe Rusia me dezinformatat e saj.
Kështu thotë raporti “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: prirjet, sfidat dhe kundër-masat”, i cili u publikua në konferencën rajonale të organizuar nga Sbunker me mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv në Sbunker, Bardhi Bakija u shpreh se ekstremizmi në Kosovë është fokusuar më shumë tek radikalizmi fetar, ndërsa janë lënë anash ekstremizmi i të djathtës, etno-nacionalizmi dhe lëvizjet anti-gjinore.
Bakija thotë se ekstremizmi i së djathtës së skajshme po përhapet me shpejtësi të pabesueshme në Kosovë.
“Për një kohë të gjatë ekstremizmi në Kosovë është kornizuar si çështje e sigurisë me fokus tek radikalizimi fetar, ndërkohë ekstremizmi i të djathtës, etno-nacionalizmi dhe lëvizjet anti-gjinore janë lënë anash si brenga margjinale. Raporti që do të prezantojmë sot e sfidon këtë pikë vështrim.
Ajo se çka shquhet në këtë hulumtim është se si këto narrativa ndikojnë të rinjtë dhe që nga bullizimi në internet që shënjestrojnë pakicat, gratë dhe LGBTIQ+ tek përdorimi i platformave të tilla për të përhapur përmbajtje mizogjene. Ndikimi është real dhe ekstremizmi ngulitet brenda kulturës së përditshme”, thotë Bakija.
Ai shtoi se në rajon ka kthim të gjuhës dhe atmosferës të viteve 90’ta.
“Duket se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një tërheqje të madhe për këto ideologji. Disa raporte ndërkombëtare të viteve të fundit kanë ngritur shqetësimin që demokracia, të drejtat e njeriut, realiteti dhe diversiteti i mendimeve, lirit bazike janë të kërcënuara dhe në rënie në rajon dhe madje ka kthim të gjuhës dhe atmosferës së viteve 90’ta që u paraprinë luftërave në ish-Jugosllavinë.
Ka ngritje të retorikës nacionliste dhe populliste dhe ngecje të proceseve si drejtësia tranzicionale. Mungesa e rezultateve lënë hapësirë dhe boshllëqe që mund të keqpërdoren nga grupet ekstreme që ushqejnë ndjenjën e hakmarrjes, padrejtësisë dhe drejtpërdrejtë ndikojnë në ngritjen e ideologjive ekstreme”, theksoi Bokshi.
Golberg theksoi se radikalizmi dhe ekstremizmi nuk njohin kufij, prandaj siç u shpreh ai është vitale luftimi i këtyre dukurive.
“Pajtimi midis komuniteteve nuk është vetëm imperativ moral, por një gurthemel i sigurisë dhe stabilitetit edhe pse pajtimi kërkon shumë më shumë sesa vetëm fjalë, kërkon veprim, mirëkuptim dhe guxim për tu ballafaquar me gjëra të vështira.
Ky projekt thekson angazhimin civil për të përafruar njerëzit, për të ndërtuar ura e jo mure dhe besojmë që është çelës për të ardhmen e Kosovës… Po aq vitale është puna që po bëhet në parandalim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm këto kërcënime nuk njohin kufi dhe ato cenojnë vetë pëlhurën dhe indin e shoqërive tona.
Raporti “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë” identifikon disa forma të ekstremizmit në Kosovë, duke përfshirë etno-nacionalizmin, narrativat kundër gjinive, ekstremizmin fetar, retorikën anti-islamike dhe ekstremizmin politik.
Hulumtuesja dhe autorja e këtij raporti, Adelina Hasani theksoi se ekstremizmi i së djathtës së skajshme po përhapet në Kosovë dhe shprehet në dy grupe në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovë.
Mungesë e trajtimit me drejtësinë tanzicionale, por edhe dështim për ta adresuar mizoritë e së kaluarës është bërë kjo. Këto narrativa në shumë raste manipulohen nga grupet e ndryshme dhe i ushqejnë këto ideologji radikale dhe duke parë këtë kjo e thellon përqasjen midis dy grupeve”, theksoi Hasani.
Sipas këtij raporti ekstremizmi etno-nacionalist i manifestuar si formë e ekstremizmit të së djathtës së skajshme është kthyer në një kërcënim për sigurinë e Kosovës sidomos në veri të vendit.
“Grupet etno-nacionaliste edhe në pjesën veriore të Kosovës që kanë organizuar një sulm terrorist dhe e dimë që për aktin terrorist ‘Banjska’ dhe pastaj në ‘Ibër-Lepenc’ si sulm i fundit terrorist dhe këto sulme nuk janë vetëm kundër institucioneve të Kosovës apo sovranitet të Kosovës, por ato rrezikojnë edhe sigurinë e vetë serbëve që jetojnë sidomos në pjesën veriore të Kosovës. E dimë po ashtu si dy organizata janë shpallur si subjekte terroriste nga autoritetet e Kosovës. Pastaj, këtu ajo që i hedh benzinë gjithë këtij konflikti etno-nacionalizmit janë edhe fushatat dezinformuese që do të vijojnë nga Rusia…
Këto fushata nga Rusia u japin zë edhe nga mediat e Serbisë por edhe platforma të ndryshme që kanë rol kritik në ngritjen e etno-nacionalizmit dhe pastaj edhe tek shqiptarët. Nga Rusia ka përpjekje për të tërhequr paralele midis pakicës serbe me veri të Kosovës dhe pastaj pakicës sulmuese që jeton në Donbask, por pastaj janë edhe këto narrativat tjerë që ka synim për dënim të serbëve nga veriu, rrit kërcënimin dhe frikën e komunitetit serb dhe pastaj u jepen zë këtyre narrative etno-nacialiste ”, theksoi ajo.
“Një prej formave që e kemi identifikuar si formë e ekstremizmit e që ka nuancën e të djathtës gjinore, narrativat anti-gjinore nuk po them se nuk ka pas në të kaluarën, por tashmë i shohim shumë shpesh edhe në subjektet politike e kemi atë që quhen narrativa anti-gjinore që i kemi identifikuar marrin forma të ndryshme, por shumë shpesh ata sulmojnë apo kundërshtojnë martesat në mes gjinisë së njëjtë, dhe protestojnë kundër abortit apo cila është ideja themelore e këtyre narrativave anti-gjinore”, thotë raporti.
Raporti i Sbunker thotë se tani në vendin tonë ekstremizmi fetar është më i sofistikuar dhe shprehet në grupe më të vogla, për dallim nga e kaluara.
“Ekstremizmi fetar shprehet më ndryshe me nivelin ideologjik, janë shumë të sofistikuar nuk dalin në hapësira publike, sepse institucionet e sigurisë janë shumë të fortë ndaj këtyre, pra ideologjia shprehet në familje dhe në grupe më të vogla. Ajo që shohim si kërcënim megjithatë është ndaj vlerave demokratike dhe gjithë shoqërisë. Sepse shohim se këto narrativa në shumë raste referohen ideologjive fetare. Ajo që është brengosëse po ashtu është se këta narrativa që vijnë nga ekstremizma të ndryshëm përpiqen ta portretizojnë demokracinë si të korruptuar”, theksoi Hasani.
Konferenca rajonale e cila organizohet në kuadër të projektit “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: prirjet, sfidat dhe kundër-masat” do të vazhdoj diskutimet me panelin e dytë e cila për temë ka “E djathta ekstreme në Ballkanin Perëndimor: ndikimet rajonale dhe ndërlidhjet transnacionale”. /KP/