By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti
Teknologji

Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti

admin
Last updated: 08/02/2024 15:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nëse jeni përdorues i Instagramit, e dini se ideja në platformë është ndarja e fotove dhe videove me cilësi të lartë.

Sidoqoftë, krijimi i postimeve tërheqëse në Instagram mund të jetë vështirë nëse përmbajtja që shpërndani është me kualitet të dobët.

Kjo ndodh nëse nuk aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar fotot dhe videot me cilësi të lartë në aplikacionin Instagram.

Ndonëse mund të mos shihni përmirësim drastik në cilësinë e fotografive pasi të aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar me kualitet të lartë, veçoria mund të jetë e dobishme në përmirësimin e cilësisë së videove tuaja.

Por, pse postimet tona në Instagram dalin me kualitet të dobët?

Për të ofruar një performancë të normale në telefonat tuaj, Instagrami ‘ulë’ cilësinë e fotove dhe videove në bazë të kapacitetit të rrjetit tuaj në celular.

Kjo do të thotë se edhe imazhet ose videot me cilësi të lartë kompresohen për të kursyer hapësirën e memories në serverët e Instagramit dhe në telefonin tuaj. Kjo e ndihmon aplikacionin të ngarkojë më shpejt imazhet dhe videot.

Nëse ngarkoni foto ose video përmes rrjetit celular ose edhe nga rrjeti Wi-Fi me internet të dobët, rezultati përfundimtar do t’i bëjë postimet dhe storjet të duken me kualitet të keq.

Kjo është arsyeja pse duhet të keni internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm për të ngarkuar imazhe dhe video.

Si të aktivizoni veçorinë për ngarkimin e imazheve me kualitet të lartë në Instagram

Normalisht, që për ta aktivizuar këtë veçori duhet të dini që mund të dallojë nëse përdorni Android ose iOS, pasi opsioni mund të jetë i vendosur diku tjetër në secilin sistem operativ.

Si mund ta aktivizoni në Android?

Duke supozuar se e keni instaluar versionin më të fundit të aplikacionit Instagram në Android, është e nevojshme të përdorni versionin më të fundit të aplikacionit. Kjo eliminon çdo mundësi të gabimeve.

Për ta aktivizuar veçorinë ndiqni këto hapa;

Hapi i parë, hyni fillimisht në Instagram në telefonin tuaj;

Hapi i dytë, klikoni tek ikona e profilit në këndin e poshtëm djathtas për të shkuar te profili juaj;

Hapi i tretë, klikoni tek tre linjat horizontale në këndin e sipërm djathtas për të hapur menunë;

Hapi i katërt, klikoni tek butoni Settings tek dritarja që iu është hapur;

Hapi i pestë, pasi të keni hyrë tek Settings, shtypni opsionin Account;

Hapi i gjashtë, në opsionin e Account do t’ju shfaqen një sërë opsionesh por ju klikoni tek “Cellular data use”;

Hapi i shtatë, pasi të keni arritur deri këtu duke ndjekur të gjitha pikat, krejt çka ju mbetet në fund është të klikoni tek opsioni “Upload at highest quality”.

Por, si ta aktivizoni këtë veçori tek përdoruesit e sistemit operativ iOS?

Aktivizimi i kësaj veçori në iPhone është shumë i ngjashëm me Android. Dallimi i vetëm është emri i menusë.

Hapi i parë, hapni aplikacionin e Instagramit;

Hapi i dytë, klikoni tek ikona e profilit në këndin e poshtëm djathtas për të shkuar te profili juaj;

Hapi i tretë, prekni opsionin e tre vijave horizontale tek këndi i sipërm djathtas;

Hapi i katërt, klikoni tek Settings, pasi të jetë shfaqur menyja (apo dritarja e re);

Hapi i pestë, pasi të keni shkuar në Settings, klikoni tek opsioni Account;

Hapi i gjashtë, pas kësaj do të klikoni tek butoni “Data usage”;

Hapi i shtatë, tek hapi i fundit krejt çfarë ju duhet është të klikoni tek opsioni “Upload at highest quality”.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujare, nuk është hera e parë që të sulmojnë
Next Article Derisa po udhëtonte me aeroplan për në Indi, pasagjeri britanik habitet kur sheh krahët e fluturakes – kishin të vendosur shirit ngjitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?