By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Elezi njofton për afatet e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Elezi njofton për afatet e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Maqedoni

Elezi njofton për afatet e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 11:09
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar tri afate për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Afati për certifikim fillon më 22 dhjetor, ndërsa përfundon më 15 janar të vitit të ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se për zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021 ishin akredituar rreth 30 mijë vëzhgues, pjesa më e madhe e të cilëve përfaqësonin subjektet politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor.

“Më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të cilat do të certifikohen nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025. Më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më 25 janar 2025. Dhe, më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025”, njoftoi Elezi.

Elezi njoftoi se KQZ do të përgatisë një program të vëzhgimit të zgjedhjeve për vëzhguesit ndërkombëtar, të cilëve do t’i prezantohet sistemi zgjedhor në Republikën e Kosovës.

“KQZ është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-WEB) si dhe ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me shumë institucione të shteteve të ndryshme që merren me organizimin e zgjedhjeve. Aktualisht jemi në fazën e planifikimeve dhe natyrisht se do t’i ftojmë që të vizitojnë Republikën e Kosovës dhe të njihen nga afër me sistemin tonë zgjedhor. Për vëzhguesit ndërkombëtar, do të përgatisim një program njoftues me veçoritë e procesit zgjedhor në vendin tonë”, ka thënë Elezi.

Më tej, Elezi deklaroi se për KQZ-në, vëzhgimi i zgjedhjeve është i rëndësisë së veçantë, pasi përmes tij vëzhguesit ndihmojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe të evidentojnë shkeljet e mundshme.

“Sigurisht se vëzhgimi i zgjedhjeve ka rëndësi të veçantë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ka rol në integritetin e procesit zgjedhor dhe është i domosdoshëm për besimin e qytetarëve, por edhe të akterëve të tjerë, në zgjedhje”, u shpreh Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm vëzhguesit e akredituar do të mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen pas ditës së zgjedhjeve në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup: Uji është i sigurt për pije
Next Article Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?