By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd
Showbizz

Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd

admin
Last updated: 19/03/2024 10:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Elia Zaharia ka bërë një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News, ku ka rrëfyer në detaje për konfliktin me Princ Lekën.

Në një bisedë me Milaim Zekën, aktorja shqiptare tha se sherri me ish-bashkëshortin ishte një ‘rrufe në qiell të hapur’, pasi deri në ato momente procesi i ndarjes po bëhej në mënyrë të qetë.

Ajo tutje shtoi se vajza e tyre, princesha Geraldina, ishte e pranishme në konfliktin mes Princit Leka dhe babait të saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Zeka: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.

Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babanë tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babanë e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

Vlen të ceket që ditën e djeshme (e hënë) ishte shtyrë seanca meqë mungoi Princ Leka.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?
Next Article OBRM-PDUKM: Jakimovski duhej të bënte konflikte politike që të shpëtojë nga proceset gjyqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?