By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Emigroi nga Shqipëria, këngëtarja Eleni Foureira “rrëfehet” për nënën e saj: Rriti katër fëmijë në rrethana të vështira, e kam pasur si heroinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Emigroi nga Shqipëria, këngëtarja Eleni Foureira “rrëfehet” për nënën e saj: Rriti katër fëmijë në rrethana të vështira, e kam pasur si heroinë
Showbizz

Emigroi nga Shqipëria, këngëtarja Eleni Foureira “rrëfehet” për nënën e saj: Rriti katër fëmijë në rrethana të vështira, e kam pasur si heroinë

admin
Last updated: 03/08/2025 17:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

GREQI– Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e njohur në Greqi ka folur së fundmi në një emision atje për nënën e saj dhe vështirësitë që ajo hasi pasi emigroi nga Shqipëria. Foureira ka vlerësuar mundin për rritjen e 4 fëmijëve nga nëna e saj edhe pse në kushte të vështira financiare. Ajo foli se sa shumë i ndryshoi perceptimi për prindërimin pas lindjes së djalit të saj, Hermes, dhe sa më thellë e kuptoi vlerën e nënës së saj.

Këngëtarja shpjegoi se që nga momenti që lindi djali i saj, ajo arriti ta kuptonte nënën e saj, Marjetën, e cila e rriti atë dhe vëllezërit e motrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht vështirësive që ajo hasi. Gjithashtu ajo foli edhe për “transformimin” që i solli amësia dhe lindja e djalit të saj.

“Gjithmonë e kam dashur mamin tim, e respektoj, e kam pasur si heroinën time. Ajo rriti katër fëmijë në rrethana shumë të vështira. Rreth një muaj pasi linda, i thashë se nuk mund ta besoja që kishte rritur katër fëmijë, pa para. Mbaj mend që nuk kisha me çfarë të luaja, asaj i duhej që të qepte rrobat tona. Nuk mund ta besoja që na kishte rritur kaq mirë, me kaq shumë durim. Atëherë e kuptova sa shumë më do mami im, është e mrekullueshme. Nuk ka dashuri të tillë.

Unë jam përgjithësisht spontane. Që nga momenti që djali im erdhi në jetën time, kuptova sa më spontane isha dikur dhe si humbet e gjithë kjo me kalimin e viteve. Pra, që kur erdhi Hermes, jam përpjekur të bëhem përsëri fëmijë me të. Ti piqesh përmes gjithë kësaj. Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mendoj se krahasohet me asgjë tjetër në botë. Mësova të dua, do të flas për veten time. Mësova se çfarë është dashuria pa interes”, tha këngëtarja.

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fotot nga paparazzi/ Sarah gjithnjë më shumë pranë të motrës dhe larg Dj PM! Dy blogereve ua merr vëmendjen telefoni
Next Article Horoskopi, e shtunë, 2 gusht 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?