By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Emma Stone në promovimin e filmit “Bugonia”: Unë besoj te alienët dhe ndoshta edhe unë jam një jashtëtokësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Emma Stone në promovimin e filmit “Bugonia”: Unë besoj te alienët dhe ndoshta edhe unë jam një jashtëtokësore
Showbizz

Emma Stone në promovimin e filmit “Bugonia”: Unë besoj te alienët dhe ndoshta edhe unë jam një jashtëtokësore

admin
Last updated: 29/08/2025 08:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Aktorja e njohur Emma Stone ka pranuar se beson në ekzistencën e jetës jashtëtokësore, gjatë prezantimit të filmit të saj të ri në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në konferencën për shtyp për filmin “Bugonia”, fituesja e Oscar-it tha për gazetarët: “Është mjaft narciziste të mendosh se njerëzit janë vërtet vetëm këtu në univers”.

36-vjeçarja nuk hezitoi të ndajë bindjen e saj. “Po, e them hapur: unë besoj në alienët”, tha ajo. Në një moment, Stone u tall me gazetarët duke pyetur me humor: “E si jeni kaq të sigurt që unë nuk jam një jashtëtokësore?”.

Aktorja shtoi se përgjigjja e saj ka edhe një dimension më të thellë: “Ekziston një aspekt më i ndërlikuar që do të zgjaste shumë më tepër sesa dikush do të donte të dëgjonte tani, në një konferencë shtypi për filmin”.

Foto: Press

Stone foli edhe për perceptimin publik dhe ndjenjën e largimit nga vetja: “Të gjithë po përballen me këtë në ditët e sotme. Ka shumë vetë-reflektim për secilin prej nesh; qoftë nga rrjetet sociale apo mënyra si bota të sheh nga jashtë”.

Ajo shtoi: “Të gjithë e njohim atë ndjesinë kur dikush mendon se të njeh… ndërkohë që ti nuk ke pothuajse asnjë kontroll mbi këtë version tëndin, ose siç më pëlqen ta quaj, ‘avatarin tim publik’”.

Stone shpjegoi se për të ruajtur ekuilibrin, i ndan dy botët e saj: “Ekziston personi që shfaqet këtu dhe personi që jam me miqtë dhe familjen. Në thelb janë e njëjta gjë, por ky është mekanizmi im për të qëndruar me këmbë në tokë”

“Bugonia” i regjisorit Yorgos Lanthimos, sjell historinë e dy burrave të fiksuar pas teorive të konspiracionit, të cilët rrëmbejnë një drejtuese të pasur kompanie (rol i interpretuar nga Stone), pasi besojnë se ajo është një alien që synon të shkatërrojë Tokën.

Filmi është i bazuar në komedinë fantastiko-shkencore koreano-jugore “Save the Green Planet!” (2003).

Që në janar, publiku nisi të hamendësonte për projektin e ri, kur Stone u shfaq në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globes’ me një prerje flokësh pixie. Më vonë u konfirmua se, për një nga skenat, aktorja ia rruajti kokën në kohë reale gjatë xhirimeve. Për revistën ‘Vogue’, ajo tha se kjo ishte një përvojë “shumë e veçantë dhe e bukur”.

Bugonia do të shfaqet fillimisht në disa kinema të përzgjedhura më 24 tetor, ndërsa shpërndarja e gjerë do të nisë më 31 tetor. 

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Superkompjuteri me Al ndihmon në zbulimin e vaksinës kundër kancerit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?