Shkup, 29 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë të jashtëm, emrat e të cilëve janë shpallur publikisht. Në mesin e tyre janë ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, ish-ministri i financave Zoran Stavreski dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, transmeton Zhurnal.mk
Peshevski është këshilltar për çështje strategjike në fushën e ekonomisë, ndërsa Stavreski për financa dhe banka. Ish-kryetari i Kuvendit Veljanovski është këshilltar për sistemin parlamentar, politik dhe gjyqësor.
Profesor Aleksandar Spasenovski, i cili ishte edhe deputet nga viti 2011-2014, është këshilltar për çështje evropiane, ndërsa kryeministrin për politikë të jashtme do ta këshillojë ambasadori Sasho Markovski, i cili është edhe përfaqësues special në procesin negociator të kryeministrit me Bashkimin Europian, transmeton Zhurnal.mk
Ndër 17 këshilltarët e kryeministrit është edhe një gjerman, Johannes Heidecker është ekspert në forcimin e kapaciteteve të ekipit ekonomik në Zyrën e Kryeministrit për përgatitjen e dokumenteve të synuara të politikave, analizave dhe këshillave për Kryeministrin dhe koordinimin me ministritë e tjera të linjës në përgatitjen dhe zbatimin e politikave ekonomike të qeverisë me një orientim të qartë strategjik drejt procesit të anëtarësimit në BE.
Në fushën e sigurisë, Goran Nikolovski është këshilltar për çështje strategjike të sigurisë, ndërsa Ljubço Andonovski është këshilltar për siguri kombëtare. Jovan Pejkovski është këshilltar në fushën e shkencave politike dhe ekonomike, transmeton Zhurnal.mk
Këshilltar për infrastrukturë është emëruar Cvetko Micevski, për drejtësi Goce Naumovski dhe për punë dhe politikë sociale Lazar Jovevski. Këshilltar i kryeministrit për mjedisin jetësor është Dame Dimitrovski, ndërsa për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve është Sener Biljali.
Vendi i këshilltarit për reformat në shëndetësi ka mbetur vakant që nga 31 janari pasi këshilltari i mëparshëm, Igor Nikolov, u emërua ambasador në Francë.
Në mesin e këshilltareve të kryeministrit janë edhe dy gra – Mimoza Rajl, këshilltare për kulturë dhe Snezhana Trpevska, këshilltare për promovimin e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, transmeton Zhurnal.mk