By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Endrit Azemi thotë se mashtroi sepse ishte i kërcënuar, ja sa para i kishin premtuar – flet edhe avokatja e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Endrit Azemi thotë se mashtroi sepse ishte i kërcënuar, ja sa para i kishin premtuar – flet edhe avokatja e tij
Kosovë

Endrit Azemi thotë se mashtroi sepse ishte i kërcënuar, ja sa para i kishin premtuar – flet edhe avokatja e tij

admin
Last updated: 28/11/2026 14:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjilan, 25 nëntor, Argument – Endrit Azemi, i dyshuari për mashtrimin me leukemi, përmes të cilit arriti të mblidhte gati 190 mijë euro nga qytetarët, pretendon se ishte detyruar ta bënte këtë.

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja nga hetimet që po zhvillohen për rastin, përfshirë deklarimet e Azemit para organeve të drejtësisë dhe dokumentacionin e dyshuar si të falsifikuar.

Azemi, i cili vazhdon të jetë në paraburgim pas arrestimit më 21 nëntor, ka pretenduar se pas mashtrimit të qytetarëve qëndron edhe një person tjetër.

Si nisi gjithçka?

Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale, Azemi, pas arrestimit dhe gjatë seancës për caktimin e paraburgimit, ka deklaruar se ishte kanosur dhe detyruar të mashtronte qytetarët për gjendjen e tij shëndetësore.

Personi nga i cili Azemi pretendon se është kanosur punon në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Nacionale ka mësuar se ky person tashmë është intervistuar nga Policia e Kosovës, por deri më tani vetëm në cilësinë e dëshmitarit.

Pretendimet e Azemit për kanosje mbeten ende për t’u vërtetuar nga organet e hetuesisë.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe avokaten e Azemit, Lirije Kovani Limani, e cila ka konfirmuar se policia po heton edhe persona të tjerë lidhur me këtë rast.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se ka ankimuar vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të saj.

“Mundem me konfirmu që policia po heton edhe persona të tjerë në këtë rast, ndërsa sa i përket masës së paraburgimit tashmë kam dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit”, ka deklaruar avokatja për Nacionalen.

E pyetur nëse klienti i saj, Endrit Azemi, ka akuzuar dikë tjetër se e ka kanosur për ta realizuar mashtrimin, avokatja ka thënë se aktualisht nuk mund ta konfirmojë këtë, pasi rasti është ende nën hetime.

Gazeta Nacionale ka parë edhe dokumentacionin mjekësor përmes të cilit pretendohej se Endrit Azemi vuante nga leukemia dhe kishte nevojë për trajtim në Turqi.

Ajo që bie në sy në këto dokumente është përdorimi i të dhënave reale, të cilat i japin besueshmëri dokumentacionit të dyshuar si të falsifikuar.

Nga verifikimet e Nacionales rezulton se spitali i përmendur në dokumente ekziston në Stamboll. Real është edhe emri i mjekut që figuron në dokumentacion.

Po ashtu, numri i telefonit dhe adresa e faqes së internetit përputhen me kontaktet zyrtare të spitalit.

Megjithatë, dokumentacioni përmban disa elemente që ngrenë dyshime mbi autenticitetin e tij.

Një prej tyre është kodi QR, i cili gjatë verifikimit nga Nacionale rezultoi i paqasshëm.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti kërkon nga BE-ja statusin e vendit kandidat për Kosovën
Next Article Qeveria e re serbe propozon kufizimin e orarit të punës dhe të reality show-ve, detajet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?