Shkup, 11 dhjetor – Këtë vit nga Maqedonia e Veriut, për të realizuar shtyllën e pestë të islamit, sipas deklaratave publike të zyrtarëve të Bashkësisë Fetare Islame ishin mbi dy mijë besimtarë.
BFI, si i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë, për çdo vit përgatitë listën e stafit udhëheqës dhe atij mjekësor me qëllim që të jenë në shërbim të haxhinjve.
Për dallim nga e kaluara, me ardhjen e Shaqir Fetahut si udhëheqës i BFI-së, kësaj liste i shtohet edhe një kategori njerëzish, e që synon të ftojë dhe të financojë pjesëmarrjen e mbi pesëdhjetë individëve të caktuar dhe të zgjedhur për të kryer haxhin, program ky i emruar nga vet ai, si “mysafirët special të Reis Ulemas Shaqir Fetahu”.
Në bazë të listës së përpiluar, këtë vit, përfitues të këtij programi kanë qenë politikanë të afërt me BDI-në, hoxhallarëve-militantë të flaktë të BDI-së, kryetari i Gjykatës Themelore në Tetovë, Hasan Asani dhe gjykatësi mik i Mijallkovit, njeri në listën e zezë amerikane, Enver Bexheti.
