By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, del përpara gjykatës të mërkurën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, del përpara gjykatës të mërkurën
Shqipëri

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, del përpara gjykatës të mërkurën

admin
Last updated: 14/04/2025 13:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale, ka kërkuar lirimin nga qelia.

Veliaj ka paraqitur kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë, si dhe ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili më herët kishte firmosur masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme më 12 shkurt.

Vendimi i Apelit u zbardh pak ditë më parë, teksa pritet që mbrojtja ligjore e Erion Veliajt të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi ata kundërshtojnë masën shtrënguese por edhe hetimin e nisur nga SPAK, që sipas tyre bazohet mbi një kallëzim anonim.

Për të njëjtën çështje, biznesmeni Elman Abule qëndron në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt si dhe pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu, janë kufizuar me masën “detyrim paraqitje”.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pas debateve, momente pasioni dhe përqafimesh mes Eglit dhe Gjestit
Next Article Vasfije Krasniqi-Goodman në përkrahje të Ramadan Nishorit: Të marrësh guximin të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?