By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erion Veliaj reagon nga qelia: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës, më tha ndyrësirë e gënjeshtar patologjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Erion Veliaj reagon nga qelia: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës, më tha ndyrësirë e gënjeshtar patologjik
Shqipëri

Erion Veliaj reagon nga qelia: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës, më tha ndyrësirë e gënjeshtar patologjik

admin
Last updated: 27/02/2025 22:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish mbrëmjen e kësaj të enjte. Ndryshe nga reagimet të cilat tanimë janë bërë të përditshme në rrjetin e tij social “ Facebook”, Veliaj i është drejtuar qytetarëve përmes emisionit “Top Story”.

Duke ritheksuar për të disatën herë që prokurori Dado ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, Veliaj tha se dita e gjyqit ishte dhe dita e fillimit të hetimeve ndaj tij dhe se prokurori është palë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë sa i përket konfliktit të interesit, kryebashkiaku u shpreh se në momentin e parë që u përball me Ols Dadon ia “përplasi në sy” faktin që ai është në konflikt të pastër interesi duke ditur që më herët i ka dhënë leje ndërtimi.

“Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. Etj”, tha Veliaj.

Pyetja: Nëse prokurori Olsi Dado ishte në konflikt interesi për të të hetuar ty, pse zgjodhe derisa të përballeshit në sallën e gjyqit për t’ia thënë këtë konflikt? Mendove se do ta intimidoje në sallën e gjyqit? la plotësove kërkesën dhe mendove se kjo do të lehtësont Pse reagove vetëm në sallën e gjyqit?

Erion Veliaj: Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin – që nuk ekziston – pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër.

Po të shikosh të ashtuquajturin kallëzim, që të ftoj ta gjesh e ta publikosh, do çuditet i madh e i vogël se në bazë të kësaj letre bakalli, kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend i ka kaluar e gjithë jeta e tij, nga rinia e deri më sot, jo në një skaner, por në një MRI.

Po kështu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedurës Penale dhe çdo normë tjetër ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin në të njëjtën ditë. Imagjino zellin e madh, kur ashtu siç njoftonin me sms e telefonata familjen time ditë të shtunë, po kështu vendosën burgosjen time në ditë të dielë.

Pas shumë peripecive, brenda Prokurorisë së Posaçme, ku gjenden plot zonja e zotërinj me integritet dhe profesionalizëm, më në fund arritën të gjejnë një prokuror për të kryer ekzekutimin tim politik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj.

Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës!

Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ali Ahmeti me kritika nga Çairi për faktorin shqiptar
Next Article “Do qeverisim vetëm” – Albulena Haxhiu: Vetëvendosja fituese, opozita asnjëherë partnere

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?