Shkup, 8 maj – Mungesa e kuadrit profesional, kushteve hapësinore dhe të tjera e kufizon funksionalitetin dhe shfrytëzimin e pajisjes bashkëkohore mjekësore në vlerë prej 18,6 milionë eurove, tregon raporti i fundit revizor nga revizioni i kryer i suksesit me temë “Shfrytëzimi i pajisjes bashkëkohore mjekësore”, që sot e publikoi Enti shtetëror për revizion (ESHR).
Edhe pse në tre vitet e shkuara është arritur përparim në shpërndarje rajonale të pajisjes bashkëkohore mjekësore dhe rritje e numrit të shërbimeve shëndetësore, ceket në raport, një pjesë e pajisjes ende nuk është vënë në përdorim apo nuk shfrytëzohen në mënyrë të mjaftueshme, kryesisht për shkak të mungesës së kuadrit profesional dhe kushteve adekuate hapësinore, që ndikon mbi qasjen dhe cilësinë e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve në nivel të tërë shtetit.
Siç infomojnë nga ESHR, revizioni i kryer i suksesit me temë “Shfrytëzimi i pajisjes bashkëkohore mjekësore” është me qëllim që të konstatohet shkalla e shfrytëzimit dhe qasjes rajonale të shërbimeve që i siguron pajisja bashkëkohore mjekësore, si dhe niveli i tyre ndaj kënaqjes së nevojave për mbrojtje shëndetësore të popullatës.
Me revizionin u përfshi pajisja bashkëkohore mjekësore me vlerë më të madhe furnizuese dhe me nevojë më të shprehur dhe interes për shërbimet me të njejtën, siç janë: tomografia kompjuterike (TK), angiografi, akcelerator, mamografi me tomosintezë dhe stereotaksë, tomografi pozitrone – emetuese në kombinim me tomografi kompjuterike (PET/KT) dhe aparat për rehabilitim robotik.
Në revizion u analizuan edhe politikat dhe aktivitetet e ndërmarra për furnizim, vënie në përdorim dhe shfrytëzim të pajisjes mjekësore në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2023, ndërsa disa çështje dhe ngjarje të caktuara janë përfshirë para dhe pas kësaj kornize kohore.
“Analiza e furnizimit me pajisje bashkëkohore mjekësore nëpër qytete tregon se në tre vitet e kaluara është arritur përparim në sigurimin e shpërndarjes rajonale të pajisjes së re në shëndetësinë publike, si dhe në rritjen e numrit të përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore”, qëndron mes tjerash në raport.
Në pjesën për furnizim me pajisje bashkëkohore mjekësore në shëndetësinë publike, nënvizohet se një pjesë e pajisjes ende nuk është vënë në përdorim apo nuk shfrytëzohet në masë të mjaftueshme, kryesisht për shkak të resurseve njerëzore dhe/apo kushteve të pasiguruara hapësinore dhe tët jera. Për atë shkak, siç tregoi revizioni, për disa shërbime të caktuara edhe më tej nuk është siguruar qasje adekuate rajonale dhe përmbushje e nevojave të populaltës për mbrojtje shëndetësore.
Në periudhën e deritnaishme qëllimet e parashtruara strategjike u realizuan pjesërisht, ndërsa furnizimi i pajisjes së re bashkëkohore mjekësore për institucione shëdnetësore publike (ISHP), ishte me mjete buxhetore apo përmes projekteve, jo çdoherë është kryer në bazë të kritereve për konstatim të prioriteteve për nevojat, as nuk është kryer analizë adekuate dhe koordinim për kushte hapësinore, pajisje shoqëruese dhe kuadër profesional dhe i trajnuar për punë me të njejtat.
Në periudhën e analizuar 2021-2023 për nevojat e ISHP është firnizuar pajisje mjekësore në vlerë të prëgjithshme prej 16,2 milionë eurove financuar me mjete buxhetore, mjete nga kredia dhe donacione.
“Vlera e përgjithshme e pajisjes mjekësore lëndë e revizionit në ISHP-të e përfshira paraqet 57,7 milionë euro, prej të cilave pjesa më e madhe apo 68% i përkasin pajisjes që është vënë në përdorim dhe shpesh prëdoret mbi kapacitetet e parapara. Për shkak të kushteve të pasiguruara kadrovike dhe hapësinore, pajisja me vlerë prej 13 milionë eurove edhe më tej nuk është vënë në përdorim. Gjithashtu, pajisja në vlerë prej 5,5 milionë eurove nuk përdoret në kapacitet të plotë, ndërkaq as nuk shfrstëzohen funksionalitetet plotësuese”, ceket në raportin revizor të ESHR-së.