Shkup, 31 korrik – Mungesë të një sistemi të vetëm të integruar për udhëzime, raporte mjekësore dhe faturim dhe dobësi të konsiderueshme në zbatimin e kontrolleve në instituciknet shëndetësore nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor, konstatuan revizorët pas revizionti të kryer në raportet financiare dhe harmonizimit të Fondit për sigurim shëdnetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.
Sipas revizorëve, aktivitetet kontrolluese për kryerje të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëdnetësore nuk janë vendosur apo zbatuar në mënyrë adekuate, për ç’shkak nuk është siguruar konstatim i plotë i faturave për shërbime të kryera shëndetësore.
Revizorët konstatuan dobësi edhe në funksionimin e sistemit TI të Fondit për shkakl të mungesës së Strategjisë TI, mungesës së kuadrit TI, strukturës së vjetëruar të serverëve dhe sigurisë së pamjaftueshme të sisdtemit TI, gjendje të cilat rezultuan me sulme kibernetike në shkurt të vitit 2023 që çoi drejt funksionimit të çrregulluar të tërë sistemit shëndetësor në vend.
Revizorët konstatuan vepra në procedurën për udhëzim për mjekim jashtë vendit të personave të siguruar ekzistojnë disa dobësi dhe parregullsi, përkatësisht nuk është siguruar mbrojtje adekuate juridike e kërkesve dhe nuk është vendosur kontroll dhe sistem i ndjekjes së mjekimit të suksesshëm jashtë vendit, për çka nga ana e Fondit në këtë bazë janë paguar mjete në shumë prej 311.237 mijë denarëve, përkatësisht rreth 5 milionë euro.
Gjatë revizionit janë konstatuar edhe disa dobësi në pozicionet e shfaqura në Bilancin e gjendjes.
Në pjesën e “theksimit të çështjeve të pasigurisë” revizorët vënë në dukje disa gjendje dhe atë: mungesë të in formatave të plota për kërkesat në bazë të kontributit të papaguar për sigurim shëndetësor, ndërsa pagesa e këtyre kërkesave të cilat u krijuan përfundimisht me vitin 2008 është e pasigurt, ekzistimi i paqartësisë për epilogun e fundit të procedurave gjyqësore në të cilat Fondi paraqitet si palë e paditur në vend në shumë prej 317.924 mijë denarë dhe jashtë vendit në shumë prej 25.627 mijë denarë, si dhe paditës me vlerë të përgjithshme prej 67.996 mijë denarëve, çmimet referente për shërbime shëndetësore të cilat bien në barrë të Fondit nuk janë përditësuar dhe nuk i reflektojnë shpenzimet reale dhe kontributin për sigurim të detyruar shëndetësor për qytetarët të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor në asnjë bazë nuk është paguar plotësisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht saldos së kontributit të papaguar në fund të vitit 2024 është 2.136.300 mijë denarë.
Në pjesën “çështje kyçe revizore” njoftohet për mënyrën e pagesës së shërbimeve të kryera të institucioneve shëndetësore, duke bërë me dije se nuk është siguruar blerje e vërtetë e shërbimeve paraparë me Ligjin për sigurim shëndetësor.
Njëherit, siç theksojnë nga ESHR, Fondi në kuadër të buxhetit të konstatuar, në vend se t’i kompensojë shërbimet e kryera shëdnetësore është i detyruar të sigurojë mjete për funksionimin e plotë të të gjitha institucioneve publike shëndetësore, me ç’rast 2/3, përkatësisht 77 institucione shëdnetësore publike kanë status të të paqëndrueshmëve, për shkak të realizimit të vëllimit tejet të vogël të shërbimeve në rpaort me kompensimin e dakorduar.
Në pjesën “çështje tët jera”, sipas revizorëve, njoftohet prë Listën e medikamenteve në barrë të Fondit që nuk është prëditësuar prej vitit 2014 në pajtim me Metodologjinë e re, në vitin 2024 është plotësuar me vetëm tetë medikamente. ab/
https://dzr.mk/sites/default/files/2025-07/03_Fond_zdravstveno_osiguruvanje_FZO_KOMPLET_2024.pdf
(Raport përfundimtar revizor)
https://dzr.mk/sites/default/files/2025-07/Soopstenie_mediumi_FZOM_DRAFT_FINAL_pdf.pdf
(Kumtesë për mediumet – gjuhë maqedonase)
https://dzr.mk/sites/default/files/2025-07/Soopstenie_mediumi_FZOM_alb_pdf.pdf

