By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ESHR: Partitë politike që nuk i kanë përmbushur detyrimet për raportim të rregullt financiar për vitin 2024, urgjentisht t’i dorëzojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ESHR: Partitë politike që nuk i kanë përmbushur detyrimet për raportim të rregullt financiar për vitin 2024, urgjentisht t’i dorëzojnë
Maqedoni

ESHR: Partitë politike që nuk i kanë përmbushur detyrimet për raportim të rregullt financiar për vitin 2024, urgjentisht t’i dorëzojnë

admin
Last updated: 14/04/2025 12:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) sot përmes kumtesës informoi se partitë politike që ende nuk i kanë dorëzuar të gjitha ose disa nga raportet e tyre financiare për vitin 2024 deri më 30 mars 2025, urgjentisht t’i dorëzojnë.

“Në interes të sigurimit të ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpenzimin e mjeteve të parapara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e aktiviteteve të funksionimit të rregullt të partive politike të regjistruara në vend, theksojmë nevojën për përmbushjen në kohë të detyrimeve për raportim të rregullt financiar vjetor nga të gjitha partitë politike, përkatësisht: Në përputhje me nenin 27-b nga Ligji për financim të partive politike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 76/04, 86/08, 161/08, 96/09, 148/11, 142/12, 23/13 dhe 140/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 294/20), Ministri i Drejtësisë, me propozim të Entit Shtetëror për Revizion, miraton Vendim për ndërprerjen (pezullimin) e pagesës së mjeteve për financim të rregullt vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për partitë politike që nuk kanë dorëzuar raporte financiare brenda afateve të përcaktuara me ligj, përkatësisht në këtë rast, nuk kanë dorëzuar raport nga Regjistri i donacioneve të pranuara, llogari vjetore dhe/ose raport vjetor financiar sipas dispozitave nga nenin 25, neni 26 dhe neni 27 i të njëjti Ligj, në këtë rast, për vitin raportues 2024, thuhet në kumtesën.

Duke konstatuar gjendjen faktike të raportimit financiar për vitin raportues 2024, ESHR vë në dukje nevojën për veprim urgjent të partive politike që deri më 30 mars 2025 nuk i kanë dorëzuar ende të gjitha ose disa nga raportet financiare të lartpërmendura, apelon që ato të dorëzohen urgjentisht.

Ndryshe, siç theksojnë, dhe në përputhje me kompetencat e veta ligjore, ESHR-ja do t’i dorëzojë Ministrit të Drejtësisë propozim për miratimin e Vendimit për ndalimin e pagesës së mjeteve për financim të rregullt vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 për partitë politike që nuk do të dorëzojnë raporte financiare për vitin 2024.

Ata theksojnë se mosdorëzimi i raporteve financiare ndikon negativisht në nivelin e llogaridhënies dhe transparencës në shpenzimin e mjeteve publike të siguruara nga Buxheti nga partitë politike dhe dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para organeve monitoruese të Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare në tërësi.  

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Agjencia e Sigurisë Kombëtare për herë të parë shpalli konkurs publik për punësim
Next Article Propozim ligji për Prokurorinë publike është publikuar në ENER

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?