By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile
Sport

“Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile

admin
Last updated: 28/11/2026 13:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran ka rrëfyer përvojën e tij të parë në drejtimin e një Kombëtareje, duke folur për mbështetjen e tifozëve, objektivat sportiv dhe disa prej futbollistëve që mund të jenë pjesë e planeve të tij.

Ai ka vlerësuar rëndësinë e veçantë që ka Kombëtarja për tifozët shqiptarë, duke theksuar se mbështetja për të është e ngjashme me atë që zakonisht u kushtohet klubeve.

“Këtu, Kombëtarja është ekipi i parë i të gjithëve, sikur të ishte një klub. Kur luajmë në shtëpi, në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Ligën e Konferencës, nuk ka asnjëherë ulëse të zbrazëta dhe mbështetja është e jashtëzakonshme. Edhe në ndeshjet jashtë vendit na ndjekin shumë tifozë. E ndiejmë përgjegjësinë për t’i sjellë pak gëzim një populli të tërë”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse do të dëshironte që Shqipëria të përballej me Italinë në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, Maran ka pranuar se një përballje e tillë do të ishte emocionalisht e veçantë.

“Nuk e di vërtet si të përgjigjem. Sigurisht që do të ishte diçka shumë emocionuese dhe e çuditshme. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të kualifikohemi. Ekipi është konkurrues, ka cilësi teknike dhe karakter, ndërsa kemi edhe mundësi për të bërë një rinovim gradual të grupit. Federata ka bërë punë të shkëlqyeshme me Kombëtaret e të rinjve prej disa kohësh”, ka thënë ai.

Maran është pyetur edhe për mundësinë që në të ardhmen të ftojë portierin e Cagliarit, Elia Caprile, i cili ka marrë pasaportë shqiptare për arsye familjare.

“Caprile ka marrë pasaportë shqiptare për arsye familjare, por ende nuk e ka përfunduar procesin, prandaj nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Megjithatë, nëse do të ishte i disponueshëm, sigurisht që do të ishte i dobishëm për ne”, ka theksuar ai.

Trajneri ka folur edhe për futbollistët shqiptarë që kanë qenë pjesë e Serie A në vitet e fundit, duke përmendur Berishën, Strakoshën, Gjimshitin, Asllanin dhe Ramadanin. Sipas tij, kampionati italian vazhdon të jetë një prej modeleve që ndiqet nga afër.

Në intervistë, ai ka ndalur edhe te sulmuesi Rey Manaj, për të cilin ka pasur fjalë të mira.

“Manaj është zhvilluar te Interi. Tani është në kulmin e karrierës dhe ka një qasje shumë profesionale. Po shënon shumë gola”, ka deklaruar ai.

Maran ka komentuar edhe vendimin për ta lënë në pankinë Cristian Shpendin, i cili është golashënuesi më i mirë i Serie B me fanellën e Cesenas.

“Ndonjëherë duhet të lësh jashtë një futbollist që e meriton të luajë. Shpendi është i mirë dhe e dëshmon këtë vazhdimisht në stërvitje. Ai do t’i ketë mundësitë e tij”, ka thënë ai.

Një tjetër temë ishte situata e Elseid Hysajt, i cili aktualisht është pa klub, por vazhdon të stërvitet me Empolin.

“Është çmenduri. Ai stërvitet me Empolin dhe ne e përcjellim nga afër. Kur vjen te Kombëtarja, duket si një futbollist që luan rregullisht me klubin e tij. Është në moshën e duhur për të vazhduar të luajë në nivel të lartë. Nuk e kuptoj pse askush nuk po beson tek ai”, ka thënë trajneri.

Në fund, ai ka vlerësuar edhe cilësitë e Ernest Muçit, i cili luan te Trabzonspori.

“Ernest Muçi ka aftësi fantastike dhe fatin e mirë që luan te Trabzonspori, ku stërvitet me Salah, nga i cili përpiqet të mësojë disa sekrete. Teknikisht, ka cilësi të mëdha”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AUV-Maqedoni: Ka filluar vaksinimi i bagëtive të vogla kundër lisë së deleve dhe dhive
Next Article Araujo, Mastantuono, Frattesi dhe shtatë lojtarë tjerë që po shkëlqejnë si huazime këtë sezon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?