Strugë, 22 maj – Në sipërfaqe prej 85.000 metra katrorë dje në Strugë u inaugurua zyrtarisht Nabizio retail park, investim i vëllezërve Kamber dhe Nasuf Bizati.
Qendra e parë tregtare në vend e llojit të hapur disponon me 1.000 vende parkimi, hapësirë logjistike prej 40.000 metra katrorë dhe është destinacion i ri për shoping, argëtim dhe kohë cilësore të kaluar në Strugë.
Rrëfimi i famiëjes Bizati, siç theksoi Kamberi, filloi para 42 viteve me një ambëltore të vogël, shumë ëndrra dhe mundësi të kufizuara.
“Sot, duke parë ku kemi arritur, ndjej përgjegjësi të vazhdojmë të krijojmë vlera, të punësojmë, të investojmë dhe ta zhvillojmë rajonin tonë. Nabizi retail park është simbol i përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe besimit në të ardhmen”, theksoi Kamber Bizati.
Ndërtimi i Nabizi retail park, për Nasuf Bizatin, është tentim personal për t’i kthyer diçka qytetit, komunitetit dhe të gjithëve të cilët me vite u shprehin besim.
Në inaugurimin zyrtar të retail parkut mori pjesë edhe kryetri i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili shprehi kënaqësi që Struga po rritet dhe po zhvillohet.
Retail parku disponon me pompë benzine me market, hotel, fast fud restorante, bare, roof-top restorant me kat për fëmijë dhe lojëra të fëmijëve, ndërkaq janë vendosur edhe brende kryesore ndërkombëtare dhe nacionale – supermarkete, brende sportive dhe të modës, gjigantë teknologjik, kafeteri, banka, kompani sigurimi dhe kate për fëmijë. Projekti parasheh edhe hotel me 63 dhoma.