By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është koha kur nuk ka kohë të mirë as për kohën!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Është koha kur nuk ka kohë të mirë as për kohën!
Kulturë

Është koha kur nuk ka kohë të mirë as për kohën!

admin
Last updated: 22/02/2024 10:36
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga: Lutfi Dervishi

Shqetësimi për “sharlatanët” në media është i drejtë, me kusht që me media të mos nënkuptojmë më veç gazetën, televizionin, radion, librin apo revistën … pra, median tradicionale. Dera e kësaj epoke ka nisur të mbyllet para 20 vjetësh me lindjen e Facebook-ut dhe po i vihet gozhda sot në epokën e TikTok-ut. Tashmë po jetojmë një kohë kur informacioni nuk prodhohet e filtrohet vetëm nga “profesionistët” e medias, gazetarët dhe komentatorët, por nga gjithkush, pasi sot i gjithë populli është vetë reporter.

Është koha kur një politikan është media, sepse komunikon drejtpërdrejt me “audiencën e vet” në rrjetet sociale. Është koha kur një biznesmen është vetë media, edhe pse nuk ka televizion, gazetë apo radio. Është koha kur një ‘showman/girl’ është vetë media pa pasur nevojë të jetë gazetare. Është koha kur një i krisur është vetë media, sepse të jep mend në TikTok …

Është koha kur një sharlatan është vetë media, madje media e madhe, sepse ka audiencë më shumë se të gjithë “intelektualët” e mbledhur bashkë. Është koha kur kushdo, me një celular në dorë bëhet media, duke prodhuar e shpërndarë informacion. Është koha e kakofonisë ku konkurron arsyeja, me budallallëkun, ku përplaset e vërteta me gënjeshtrën, propaganda me informacionin, dezinformimi me keqinformimin. Është koha kur gënjeshtra dhe propaganda jo vetëm përhapen, por edhe festohen, Është koha kur privatësia jo vetëm nuk mbrohet, por luftohet si një gjë demode.

Është koha kur absurdja bëhet normale dhe anasjellas. Është koha kur e paimagjinueshmja bëhet e pashmangshme dhe e papërfytyrueshmja bëhet rutinë. Është koha kur e pranueshmja shtyhet e shtyhet për të mbërritur në sferën e qesharakes. Është koha e rrjeteve sociale, aty ku realiteti ndërtohet dhe shkatërrohet si kështjellë prej rëre. Është koha kur çdokush që mund të belbëzojë marrina e shpall veten autoritet mbi të vërtetën.

Është koha kur neglizhohet mjeku me diplomë dhe dëgjohet “influencuesi”. Është koha kur dija matet me ndjekës, like dhe komente dhe jo me fakte. Është koha kur propaganda është oksigjen. Është koha kur më lehtë beson gënjeshtrën se ungjillin. Është koha kur qajmë, qahemi, shahemi, puthemi, ndahemi, bashkohemi dhe raportojmë njëkohësisht në kohë reale. Është koha kur bota ‘online’ është e mbushur me “informacion” që në rastin më të mirë shtrembëron perceptimin tonë për realitetin dhe në rastin më të keq, rrezikon jetë njeriu. Është koha të themi të vërtetën e madhe se nga përdorimi i rrjeteve sociale – kemi edhe viktima.

Është koha kur lufta më e madhe bëhet për vëmendje. Është koha e betejës me “smartphone” në llogoret e së cilit janë rreshtuar të gjithë nga mosha 7-77 vjeç. Është koha që më shumë se nga nikotina dhe hashashi, fëmijët/të rinjtë janë të varur nga droga e rrjeteve sociale. Është koha kur sharlatanët jo vetëm mirëpriten, por u shtrohet tapeti i kuq. Është koha kur dezinformimi dhe tjetërsimi janë kthyer në model biznesi. Është koha kur shqip flasim e shqip nuk merremi vesh.

Është koha kur e vërteta është zhytur në detin e propagandës, gënjeshtrës, mashtrimit dhe marrëzisë në pritje të një like, share dhe koment për të dalë nga harresa. Është koha e lundrimit pa fund në oqeanin digjital për të mbërritur i rraskapitur aty ku ishe. Është koha të kuptohet që rrjetet sociale lindën me idenë për të bashkuar njerëzit dhe tani po i përleshin me njëri-tjetrin.

Është koha për të kuptuar se rrjetet sociale të afrojnë ata që ke larg dhe largojnë atë që ke pranë! Është koha e botës së re, kur arkitektë nuk janë njerëzit, por algoritmet që tërheqin fijet e vëmendjes sonë. Është koha kur këto “forca të padukshme” kurojnë dietën tonë dixhitale, duke na ushqyer me një rrjedhë të pandërprerë, që na mban gjithmonë të uritur jo për të na informuar dhe edukuar, por për të na mbajtur të varur …

- Advertisement -
Ad imageAd image

Është koha për të pyetur veten: Do të ngremë sytë nga celulari dhe të shohim realitetin apo tashmë është vonë dhe kemi përfunduar në humnerën digjitale. Është koha kur mjafton të kesh “wireless” për të qenë media dhe i çmendur njëkohësisht për të kuptuar dhe jetuar me çmendinën.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë
Next Article Tom Cruise ndahet nga e dashura e tij 36-vjeçare, Elsina Khayrova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?