By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është mbajtur seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, një sërë takimesh dypalëshe të ministrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është mbajtur seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, një sërë takimesh dypalëshe të ministrave
MaqedoniTOP LAJM

Është mbajtur seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, një sërë takimesh dypalëshe të ministrave

admin
Last updated: 04/03/2025 14:11
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Sot është mbajtur seancë e përbashkët ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, në të cilën janë shqyrtuar dhe dakorduar çështjet kyçe me interes të përbashkët, njofton kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Seanca u mbajt pas takimeve dypalëshe të ministrave përkatës, e cila shërbeu si bazë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit”, ka shkruar kryeministri Mickoski.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, politikat ekonomike dhe zhvillimi i infrastrukturës së rajonit ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikolloski dhe homologut të tij hungarez Janosh Llazar.

Maqedonia dhe Hungaria janë vende mike me marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe në frymën e kësaj miqësie ne vazhdojmë bashkëpunimin tonë deri më sot. Përkrahja nga Hungaria është e rëndësishme edhe për rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe besoj se nga ky bashkëpunim i yni do të përfitojë populli i Maqedonisë”, theksoi në takim zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai theksoi se Maqedonia ka plane të forta investuese në modernizimin e rrjetit të transportit dhe se në atë drejtim janë duke u realizuar projekte të mëdha infrastrukturore që do të rrisin konkurrencën e transportit në rajon, veçanërisht në korridoret evropiane. Ai theksoi se vendi është i përkushtuar për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhjen e Shkupit me Budapestin dhe se për këtë arsye është e rëndësishme mbështetja e vendeve të Bashkimit Evropian për realizimin e një projekti të tillë.

Средбата што се одржа во Будимпешта е дел од посетата на владината делегација на Унгарија каде денеска ќе се одржи и втората меѓувладина седница после онаа одржана лани во септември во Охрид.

Nikolloski informoi edhe për aktivitetet e përshpejtuara për realizimin e projekteve madhore kapitale, duke theksuar se mjetet nga kredia tashmë janë drejtuar për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Dy ministrat diskutuan edhe mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me interes rajonal, rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Gjithashtu u shkëmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe stabilitetin në rajon. Nikolloski shprehu mirënjohje të madhe për vetëmohimin e Qeverisë hungareze në mbështetjen që jep për forcimin ekonomik të Maqedonisë dhe për proceset integruese evropiane të vendit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Këto takime me miqtë tanë hungarezë do të sjellin përfitime të mëdha për Maqedoninë dhe rajonin. Dhe qytetarët e Maqedonisë tashmë i ndjejnë ato përfitime. Ne kemi ndarë 100 milionë euro për komunat për zhvillimin e tyre pikërisht përmes mbështetjes financiare nga Hungaria dhe këtë vit tashmë janë vënë në dispozicion 250 milionë euro për projekte nëpër komuna. Me Hungarinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe dypalëshe, këtë vit shënojmë tre dekada të atyre marrëdhënieve dhe besoj se ky është fryt i politikave të përbashkëta. Është koha kur duhen miq të fortë, ndërsa Hungaria është partner i fuqishëm i Maqedonisë dhe përkrahës i madh në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit.

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski ka shkruar në Fejsbuk, “Po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin në mbrojtje”!

“Në kuadër të samitit të qeverisë hungarezo-maqedonase, në takimin me kolegun tim hungarez Kristof Salji Bobrovnicki, biseduam për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje, që nënkupton forcimin e kapaciteteve, por edhe hapjen e mundësive të reja në prokurim për modernizim dhe pajisje”, tha Misajlovski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Takimi i sotëm, shkruan ministri i Mbrojtjes, është një hap tjetër në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, sepse siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë nuk është vetëm detyra jonë, por është detyrimi ynë.

“Nëpërmjet Planit për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili është në fazën përfundimtare, ne po forcojmë besimin dhe po ndërtojmë një miqësi të fortë. Bashkëpunimi në fushat e edukimit dhe trajnimit ushtarak, edukimit, shkëmbimit të informacionit dhe kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta kontribuon në të gjithë këtë.Në qershor të këtij viti do të jemi dëshmitarë të zhvillimit të stërvitjes së përbashkët të njësive tona të operacioneve speciale në Ohër”, njoftoi ministri Misajlovski në Fejsbuk.

Dita e dytë e samitit ndërqeveritar, ka shkruar në Fejsbuk ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, sjell mundësi të reja për bashkëpunim! Së bashku me Hungarinë, ne po ndërtojmë lidhje më të forta ekonomike, miqësi dhe prosperitet për qytetarët tanë.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski njoftoi se sot në mëngjes, në kuadër të vizitës së tij të punës në Budapest, ka realizuar takim me Levente Mag’jar, sekretar shtetëror për punë parlamentare dhe zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë.

“Në fokus të bisedimeve ishte miqësia tre dekadëshe dhe ecuria e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, bashkëpunimi i shkëlqyer tregtar, si dhe perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian.

Diskutuam për promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në tregtinë e jashtme dhe mundësitë ekonomike”, ka shkruar ministri Mucunski në Fejsbuk.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fansat tallen me modelin e ri të flokëve të Lionel Messit
Next Article BPV me shkallë prej 3,2 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?