By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është ndarë çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është ndarë çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025
Maqedoni

Është ndarë çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025

admin
Last updated: 04/05/2025 15:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – Çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025 sot iu nda një grupi autorësh: prof.dr. Veselinka Labroska, akademik dhe prof. dr. Marjan Markoviq, prof. dr. Kosta Peev, prof.dr. Vasil Dërvoshanov, prod.dr. Elenka Stoevska – Dençova, prof.dr. Svetllana Davkova – Gjorgjieva, prof.dr. Goce Cvetanovski, dr. Angelina Pançevska, mr. Sonja Milenkoska, dr.Davor Jankullovski, dr. Makedonska Dodevska, dr. Darko Tomovski, mr. Gjorgje Genoviç, pas vdekjes prof..dr. Ariton Popovski, prof.dr. Mariana Kish dhe prof.dr. Ubavka Gajdova për veprën shkencore “Atllasi i dialekteve maqedonase”.

Në ndarjen e çmimit në Kuvend mori pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila theksoi se me çmimin shtetëror “Goce Dellçev” jepet mirënjohje shoqërore për realizim veçanërisht me rëndësi në të gjitha sferat e shkencës në interes të Maqedonisë.

“Vepra shkencore ‘Atlasi i dialekteve maqedonase’, e përgatitur nga një grup autorësh, pasqyron punën e të gjithë paraardhësve dhe bashkëkohësve, dhe kështu jep jo vetëm një pamje të pasurisë leksikore të territorit dialektor maqedonas, por edhe një pamje të angazhimit afatgjatë të dialektologëve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për studimet maqedonase dhe sllave. I shpreh urimet e mia të sinqerta fituesve të çmimit dhe u uroj atyre suksese edhe më të mëdha dhe arritje të rëndësishme shkencore në të ardhmen”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska.

Ministrja Janevska theksoi se shteti ka për detyrë të krijojë kushte për përparim në shkencë, hulumtim dhe inovacione dhe me këtë të ndihmojë në krijimin e ndryshimeve pozitive globale. Për Qeverinë, siç tha, avancimi i ekosistemit kombëtar shkencor – hulumtues është një nga prioritetet e programit dhe gjatë muajve të kaluar, dukshëm është përmirësuar trajtimi i shkencës dhe i arsimit të lartë, përmes investimeve të rritura, por edhe përmes fuqizimit të rregullativës e cila i rregullon këto sfera.

“Hapi ynë i parë në atë drejtim ishte përgatitja e Propozim – programit kombëtar për veprimtari shkencore – hulumtuese i cili një kohë të gjatë mungonte në krijimin e politikave relevante. Tani punojmë në zgjidhje të reja ligjore për arsimin e lartë dhe veprimtari shkencore – hulumtuese, të cilat duhet të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për të prekurit. Një pjesë e juve të pranishmëve janë të përfshirë në procesin e krijimit të tyre dhe pres që deri në fund të vitit t’i kemi ligjet e reja”, tha Janevska.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Filipçe: Mesazhet e Goce Dellçevit sot janë më aktuale se kurrë
Next Article Avramovski: Kryetarja e Antikorrupsionit të japë dorëheqje, është komprometuar institucioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?