By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton
Maqedoni

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

admin
Last updated: 19/03/2025 11:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani të martën në mbrëmje në Berlin ka lexuar një ‘Laudatio’-fjalim nderi  për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

E para e shtetit me një fjalim emocionues ka treguar rrugëtimin e vështirë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe fatin e mirë që kanë tashmë gjeneratat e reja në Kosovë që jetojnë në paqe dhe pa frikë, raporton Telegrafi.

Osmani fjalimin e nisi me ditëlindjen e 11-të të vajzave të saj që e kishin para disa dite, e me të cilat tha se para gjumit në diskutimet e tyre të zakonshme rikujtuan sa të bekuara janë që bien në shtrat pa zhurmën e armëve.

“Janë gjenerata e parë e fëmijëve që janë të lirë të shkojnë në shkollë, që lirshëm flasin gjuhën e tyre, dhe gjenerata e parë që shohin prindërit të shkojnë në punë pa u frikësuar se mund të arrestohen…gjenerata e parë e fëmijëve që nuk e njohin luftën, por që kanë jetuar vetëm në paqe”, u shpreh e para e shtetit.

Ajo tutje u shpreh se derisa qëndronte në këtë ngjarje pranë presidentit Bill Clinton, kujtonte marsin e vitit 1999.

“Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur”, tha ajo.

Tutje presidentja e Republikës së Kosovës tha se për qytetarët e Kosovës, presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Clinton nuk janë veç aleatë, janë simbol i lirisë sonë, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, presidenti Clinton zgjodhi të mos e injorojë popullin e Kosovës kur po përballej me gjenocidin nga Serbia.

“Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, u shpreh ndër të tjera Osmani.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Chelsea gjen sulmues në Bundesliga, gati oferta prej 50 milionë eurove
Next Article Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?