By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ethet e Nilit Perëndimor, Panovski: Virusi qarkullon, kujdes nga mushkonjat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ethet e Nilit Perëndimor, Panovski: Virusi qarkullon, kujdes nga mushkonjat
Maqedoni

Ethet e Nilit Perëndimor, Panovski: Virusi qarkullon, kujdes nga mushkonjat

admin
Last updated: 05/07/2026 16:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Pas rastit të konfirmuar të Etheve të Nilit Perëndimor te një 68-vjeçar nga Shkupi, i cili nuk ka udhëtuar jashtë vendit, konfirmohet se virusi po qarkullon edhe në vend. Profesori Nikolla Panovski, thotë se kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, pasi edhe te ne ekziston mushkonja që e bart këtë virus.

Ai paralajmëron se është e mundur të ketë edhe të tjerë të infektuar, të cilët kanë pasur pasqyrë të lehtë klinike ose nuk kanë zhvilluar simptoma, andaj edhe nuk janë regjistruar.

“Sa i përket rasteve, deri më tani nuk kemi pasur epidemi, megjithatë raste sporadike do të ketë. Pasi ky rast ka përfunduar në spital, sipas natyrës së sëmundjes, sigurisht që ka edhe dhjetëra raste të tjera që kanë kaluar me simptoma të lehta dhe nuk është zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, si dhe shumë njerëz që nuk kanë fare simptoma. Kështu që për këtë sëmundje, ndryshe nga, le të themi, malaria apo disa sëmundje të tjera që barten nga vektorët si denga e të tjera, nuk është çudi që ka edhe përhapje lokale” – tha mikrobiologu Nikolla Panovski.

Muajin e kaluar në vend u regjistrua një rast i të infektuarit me virusin “Zika” te një person që kishte qëndruar në Maldive, ndërsa ethet “Denga” u konfirmuan te një punëtor nga Bangladeshi.

Kyç është që rastet e importuara të identifikohen me kohë dhe pacientët të izolohen, me qëllim që të parandalohet pickimi nga mushkonjat dhe përhapja e mëtejshme e virusit.

“Tani, e gjithë politika është që kur të importohet një rast nga jashtë, ai të identifikohet në kohë, në mënyrë që të mos pickohet më pas nga mushkonjat. Deri më tani kjo është bërë me sukses me malarien, kështu që edhe për këto sëmundje të tjera do të duhej izolimi i pacientit, kuptohet, përveç të gjitha atyre masave që merren kundër mushkonjave. Kështu që realisht ka gjasa të vogla që këtu të shfaqet, le të themi, denga, malaria apo zika. Nuk është hera e parë që kemi sëmundje të tilla, veçanërisht sa i përket malaries që e kemi ndjekur këto 50 vjet. Ka pasur raste, madje kemi pasur edhe raste me vdekje, megjithatë deri më tani nuk ka pasur rast po flas për malarien që të shfaqet rast brenda Maqedonisë, që do të thotë pa qenë jashtë shtetit, pra transmetim nga njeriu te njeriu përmes mushkonjave” – u shpreh mikrobiologu Nikolla Panovski.

Panovski potencon se mushkonjat mund të pakësohen, por jo edhe të eliminohen plotësisht. Prandaj, ai thotë se nevojiten masa më të rrepta dhe kontroll i shtuar, veçanërisht pas shfaqjes së virusit “Zika” dhe etheve “Denga”.

You Might Also Like

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal

BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve

Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik

Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë

Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së
Next Article ​Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Maqedoni TOP LAJM
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?