By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EULEX-i mbështet IML-në me pajisje për ekzaminimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > EULEX-i mbështet IML-në me pajisje për ekzaminimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale
Kosovë

EULEX-i mbështet IML-në me pajisje për ekzaminimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) me mobilie dhe pajisje, me qëllim të përmirësimit të kushteve për ekzaminimin mjekoligjor të të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Donacioni është dorëzuar të enjten nga shefi i EULEX-it, Antero Lopes, te ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të IML-së, Dr. Valon Hyseni.

Sipas njoftimit të EULEX-it, mbështetja përfshin edhe rinovimin e dy dhomave që shfrytëzohen për intervista dhe ekzaminime mjekoligjore, me qëllim që ato t’u përgjigjen më mirë nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale, përfshirë të rriturit dhe fëmijët.

Lopes ka theksuar rëndësinë e krijimit të një ambienti që garanton dinjitetin, privatësinë dhe trajtimin e duhur të viktimave.

“Ekzaminimet mjekoligjore të mbijetuarve të dhunës seksuale, të cilët shpesh janë gra, por, siç tregojnë me keqardhje edhe statistikat, edhe fëmijë, veçanërisht vajza, kërkojnë kujdes të veçantë dhe një mjedis që e respekton dinjitetin, privatësinë dhe nevojat individuale të tyre”, ka deklaruar Lopes.

Ai ka shtuar se përmes kësaj mbështetjeje synohet që institucionet e Kosovës të ofrojnë shërbime më të ndjeshme ndaj traumës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të IML-së, Valon Hyseni, ka thënë se trajtimi me dinjitet dhe respektimi i konfidencialitetit të të mbijetuarve janë përgjegjësi e institutit.

“Kur të mbijetuarit e dhunës seksuale vijnë në IML, është përgjegjësia jonë që t’i trajtojmë me dinjitet dhe të sigurohemi që ekzaminimet mjekoligjore të kryhen në mënyrë profesionale, duke i kushtuar kujdes të duhur mirëqenies dhe konfidencialitetit të tyre. I jemi mirënjohës EULEX-it për mbështetjen e tij”, ka deklaruar Hyseni.

EULEX ka bërë të ditur se rinovimi i këtyre hapësirave është një hap i përkohshëm drejt përmirësimit të shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Sipas njoftimit, prioritet afatgjatë mbetet krijimi i një qendre të qasshme për referimin e rasteve të dhunës seksuale, ku të mbijetuarit do të mund të marrin ekzaminime mjekësore dhe mjekoligjore, mbështetje për përballimin e traumës, si dhe këshillim ligjor e psikologjik.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guvernatori Ismaili në BQE: Forcimi i dialogut për qëndrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e pagesave evropiane
Next Article UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndaj Lincoln Red Imps në “Air Albania”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?