By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Europol godet rrjetin e trafikantëve të njerëzve në Gjermani, Belgjikë dhe Francë! Arrestohen 19 persona, mes tyre edhe “koka e grupit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Europol godet rrjetin e trafikantëve të njerëzve në Gjermani, Belgjikë dhe Francë! Arrestohen 19 persona, mes tyre edhe “koka e grupit”
Bota

Europol godet rrjetin e trafikantëve të njerëzve në Gjermani, Belgjikë dhe Francë! Arrestohen 19 persona, mes tyre edhe “koka e grupit”

admin
Last updated: 22/02/2024 21:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Europol, në bashkëpunim me policisë së Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës ka goditur një nga bandat më të mëdha të trafikut të emigrantëve që vepronte në Kanalin Anglez.

The Guardian raporton se në operacionin e quajtur Task Force Ëave, morën pjesë 600 policë.  Gjatë këtij operacioni mësohet në Gjermani u bastisën lokalet në 28 lokacione, u sekuestruan 12 varka, 179 jelek shpëtimi dhe 81 pajisje lundruese për fëmijë, motorë, 60 pajisje elektronike dhe armë zjarri.

Autoritetet mësohet se kanë në dorë liderin e bandës kurde irakiane dhe pesë nga organizatorët kryesorë në Gjermani. Ata konsiderohen si objektiva me vlerë të lartë ose njerëz me një rol drejtues në bandë. Në total janë arrestuar 19 persona.

Bastisja, siç vë në dukje The Guardian, vjen disa javë pasi pesë persona u mbytën në një resort pranë Calais ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez në fillim të janarit.

Europol tha në një deklaratë se hetimi filloi në fund të vitit 2022, dhe se rrjeti përbëhet nga shtetas irakianë dhe sirianë me origjinë kurde, të cilët kishin ndërtuar infrastrukturën e tyre.

Trafikantët importonin varka të lira nga Kina dhe i transportonin në Gjermani përmes një operacioni të vështirë.

Drejtuesit zakonisht mbanin tetë ngarkesa me varka në të njëjtën kohë me një makinë kryesore që gjurmonte rrugën gjatë gjithë udhëtimit për të shmangur zbulimin nga policia. Drejtuesit prisnin në zonat e pushimit në Belgjikë përpara se të drejtonin pajisjet në një pikë të caktuar në kohën e nisjes për në Britani.

Trafikantët me vetëdije i vunë emigrantët në rrezik të madh pasi grumbulluan deri në 50 persona në varka të përshtatshme për maksimumi 10 persona.

Trafikantët madje rekrutuan kriminelë të vegjël për të mbikëqyrur dhe menaxhuar pagesat, të cilat varionin nga 1,000 deri në 3,000 euro për emigrant.

Vitin e kaluar rreth 30,000 burra, gra dhe fëmijë kaluan Kanalin Anglez pavarësisht rrezikut serioz për jetën e tyre.

You Might Also Like

Skena dramatike në Greqi/ Zbulohet dron detar me eksploziv pranë Lefkadës

Britania dërgon luftanije të Marinës Mbretërore në Lindjen e Mesme përpara misionit të mundshëm të sigurisë në Hormuz

Erdogan: Turqia kundërshton përhapjen më të gjerë rajonale të konfliktit SHBA-Iran

Peter Magyar merr detyrën si kryeministër i Hungarisë, fundi i qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit

Mënaxhimi në lartësi të ulët: Mbrojtje gjithëpërfshirëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shilegov: Hipokrizia e VMRO-së shihet në faktin se deputetët e tyre nxjerrin pasaportat me emrin e ri kushtetues
Next Article Moti sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?