By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Europol/ Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Europol/ Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste
MaqedoniTOP LAJM

Europol/ Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

admin
Last updated: 03/06/2025 23:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka hequr nga interneti mbi 2.000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, e cila kishte për synim të shënjestronte të miturit.

Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Evropian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më të përhapur të rekrutimit të të miturve në krim të organizuar dhe të rëndë.

“Grupet terroriste gjithnjë e më shpesh i synojnë të rinjtë, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, por edhe aftësinë e tyre për të përdorur mjete digjitale, për të përhapur ide të dhunshme dhe ekstremiste”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

“Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi nga rrjetet kriminale është një nga prioritetet tona kryesore”, theksoi ajo.

Në raport përmenden taktika shqetësuese të reja të grupeve ekstremiste, të cilat përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar tekste, imazhe dhe video me qëllim që të afrohen te publiku i ri.

Sipas EUROPOL-it, propaganda shpesh përfshin: kombinime të imazheve të fëmijëve me mesazhe ekstremiste, përmbajtje në formë memesh dhe video të shkurtra me elemente nga lojërat kompjuterike, glorifikim të të miturve që kanë marrë pjesë në sulme terroriste – ku djemtë paraqiten si “luftëtarë” dhe “shpresa e shoqërisë”, ndërsa vajzat si mbështetëse të luftëtarëve të ardhshëm.

Veçanërisht shqetësues është trendi i përdorimit të narrativës së viktimës, ku përmes imazheve të fëmijëve të plagosur apo të vrarë në zonat e luftës, nxitet identifikimi emocional dhe ndjenja e nevojës për hakmarrje, thekson EUROPOL-i.

Qendra Evropiane për Luftën kundër Terrorizmit në kuadër të EUROPOL-it (ECTC) vazhdon t’i mbështesë vendet anëtare në parandalimin dhe hetimin e përhapjes së përmbajtjes terroriste në internet, me qëllim krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për qytetarët e BE-së, thuhet mes tjerash në deklaratë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon në lumë
Next Article Ademi: Tallja me inspektoratin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?