By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eurostat/ Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, ku gjenden qytetarët e Maqedonisë së Veriut?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Eurostat/ Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, ku gjenden qytetarët e Maqedonisë së Veriut?
Maqedoni

Eurostat/ Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, ku gjenden qytetarët e Maqedonisë së Veriut?

admin
Last updated: 23/05/2025 19:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 23 maj – Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.

Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[i]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %). Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 760) dhe serbët (6 190). Kthimet e shtetasve të vendeve të treta. Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyera në një vend të tretë u rrit me 19.3%.

Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta që morën urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, që përfaqëson 88,1% të kthimeve totale (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një vend tjetër të BE-së.Shtetasit e Gjeorgjisë përbenin numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).

Të refuzuarit në Europë

Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3% krahasuar me 2023-in. 918 925 persona u konstatuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në një vend të BE-së, çka përfaqëson një rënie prej 27,4 % krahasuar me 1,27 milion të tillë në vitin e mëparshëm. Numri i shtetasve të vendeve të treta ndaj të cilëve është lëshuar urdhër largimi nga një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-in (489 335).

Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.4%) e refuzimeve totale ishin në kufijtë detarë.

Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%). Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm tokësor u raportuan nga Polonia (18 030; 87.2% e të gjitha refuzimeve të hyrjes në Poloni), Kroacia (13 535; 97.0%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (85 %). 170; 78.2%).

Për sa i përket kufijve ajror, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (6 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025. Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145)./Monitor/

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deputetja Mimoza Musa braktis Arben Taravarin, vazhdon me Arben Fetain në VLEN
Next Article Arben Fetai përshëndet vendimin e Deputetes, Mimoza Musa: Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?