Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga flakët, të bashkëpunojnë me Policinë, kryetarët e fshatrave, njësitë administrative dhe Emergjencat Civile, për t’u larguar menjëherë nga zonat e rrezikut.
Inspektorët e zonave janë në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe po ndihmojnë banorët në evakuim. Shërbime të shumta të Policisë së Elbasanit, Komisariatit të Gramshit dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, po punojnë në terren së bashku me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile, për të neutralizuar flakët dhe për të siguruar largimin e banorëve nga rreziku.
Helikopterë, ekipe zjarrfikëse dhe forca policore po vijojnë operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit.
Policia apelon sërish që banorët të largohen menjëherë nga zonat e prekura dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat shtetërore në terren për të garantuar sigurinë e tyre. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.