Shkup, 7 prill – Lider i VLEN-it pas shkrirjes në një parti pritet të jetë Bilall Kasami, ky është një lajm i pavërtetë që tashmë disa ditë po qarkullon në media të caktuara online, shkruan Zhurnal.mk.
Këto lajme me siguri qëllimin e kanë thjeshtë të tërheqin vëmendjen e opinionit nga fuqizimi i subjekteve pjesë të VLEn dhe të shkakrojnë huti tek mbështetësit e tyre, shkruan Zhurnal.mk
Nga VLEN për Agjencinë e lajmeve Zhurnal bëjnë me dije se ende nuk është biseduar se cili do jetë kreu i VLEN dhe si do të funksionojë në këtë drejtim partia pas shkrirjes në një.
Me këtë, ata demantojnë lajmet që po qarkullojnë në media të caktuara për të defokusuar vëmendjen e rritjes dhe fuqizimit të VLEN.
