By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

admin
Last updated: 18/04/2024 19:14
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Universiteti i Tetovës ishte mikpritës i qindra maturantëve të shkollave të mesme shtetërore e private në RMV, që u mblodhën për të ndjekur trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”, të organizuar nga Fakulteti Filologjik. Synimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i maturantëve për dhënien e maturës shtetërore në lëndët, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë maqedonase dhe letërsi si dhe Gjuhë angleze.

Siç theksohet në kumtesë, trajnimi u zhvillua në ambientet e UT-së dhe u fokusua në të gjitha aspektet kyçe që maturantët duhet të dinë për të kaluar me sukses sfidat që u paraqiten gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore. Pjesëmarrësve iu ofrua një program intensiv, duke përfshirë sesione të specializuara për çdo sferë, të udhëhequra nga ekspertë të fushës dhe pedagogë me përvojë.

Trajnimin e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, i cili i përshëndeti maturantët me fjalë rasti, dhe shprehu gëzim të madh që sot janë mbledhur një numër i madh maturantësh, të cilët nesër do të jenë studentë të ardhshëm të Universitetit të Tetovës: “Universiteti është një botë e hapur për ju, plot me mundësi dhe sfida. Ndihuni të mirëpritur në këtë organizim që e bëjmë enkas për ju, pra në trajnimin e maturantëve në lidhje me maturën shtetërore” – tha Prof. Dr. Berton Sulejmani. Ai gjithashtu i informoi maturantët për mënyrën e organizimit të studimeve në Universitetin e Tetovës në përgjithësi e në Fakultetin Filologjik në veçanti,

Më pas vijoi pjesa e trajnimit të gjuhës angleze, i cili u organizua nën përkujdesjen e Doc.Dr. Lindita Skenderit dhe Dr. Sc. Jehona Rexhepi – Iljazit. Të dyja mësimdhënëset në formë frontale iu drejtuan maturantëve me prezantime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me tematikat e provimit në gjuhën angleze: gramatikën dhe shkrimin e letrave formale/ joformale si dhe eseve artistike.

Trajnimi i gjuhës shqipe u organizua në formë punëtorie, në të cilën u diskutua për pesë çështje kryesore: gjuhë shqipe, letërsi shqipe, letërsi botërore, shkrimi i esesë dhe rëndësia e studimit të gjuhës. Për çdo sesion në veçanti diskutuan mësimdhënësit që i përkasin fushës më të afërt, respektivisht: Prof. Dr. Emine Shabani, Prof. Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, Prof. Dr. Esmije Vejseli, Prof. Dr. Salajdin Salihi, Doc. Dr. Albulena Dehari, Mr. Sc. Nertila Ramadani, Mr. Sc. Fatjona Abdullahi, Mr. Sc. Kaltrina Sadiki – Memeti, Mr. Sc. Adelina Xhaferi dhe Ass. Zymbyle Ameti.

Punëtoria e lëndës Gjuhë maqedonase dhe letërsi u organizua në formë pyetjesh dhe detyrash praktike, të përgatitura nga mësimdhënësit e kësaj katedre: Prof. Dr. Marina Spasovska, Prof. Dr. Marina Danillovska, Prof. Dr. Veselinka Labroska, Prof. Dr. Maja Jakimovska -Toshiq, Prof. Dr. Liljana Gushevska, Prof. Dr. Mishell Pavllovski, Mr. Sc. Aneta Acoska.

Në fund të trajnimit maturantët u shprehën të kënaqur dhe falënderues për ofrimin e një mundësie të tillë. Ata e vlerësuan pozitivisht këtë përvojë.

“Trajnimi i sotëm më dha njohuri dhe më mësoi teknika të paçmueshme që besoj se do të jenë të dobishme për të më ndihmuar në provimet e maturës shtetërore” – u shpreh maturantja Puhiza Jahja nga SHMK Tekstile “Gjoce Stojçevski” në Tetovë.

“Ndarja e sesioneve specifike për gjuhët e veçanta ishte shumë e dobishme,” vuri në dukje Natyra Hoxha, një tjetër pjesëmarrëse, nga SHMK Gjimnazi “Ibrahim Temo” në Strugë. Ajo shprehu mirënjohje për përkushtimin e UT-së për organizimin e trajnimeve të tilla për maturantët, që u ofrojnë atyre për së afërmi të njihen me ambientet e universitetit, kushtet si dhe mësimdhënësit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Trajnimi i sotëm ishte një përvojë e çmuar për mua. Falë tij jam më i informuar se si t’i qasem testit të maturës shtetërore, për të pasur më shumë sukses. Po ashtu, nëpërmjet këtij trajnimi pata mundësinë të njihem me programet studimore dhe mundësitë që ky fakultet i ofron. Faleminderit për këtë përvojë të vlefshme dhe frytdhënëse” – tha Lazim Xhaferi nga SHMK “Gostivar”-Gostivar

Organizimi i këtij trajnimi, i cili është bërë traditë, duke u organizuar disa vite radhazi, shënon një angazhim të vazhdueshëm për të mbështetur arsimin dhe për të siguruar përgatitjen më të mirë për të rinjtë që përballen me sfidat e maturës shtetërore.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit
Next Article Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?