By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Falni njerëzit, i bën mirë zemrës!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Falni njerëzit, i bën mirë zemrës!
Life Style

Falni njerëzit, i bën mirë zemrës!

admin
Last updated: 01/02/2024 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Duhet të dish të falësh, studiuesit të bazuar në studime të mirëfillta shkencore që e sugjerojnë një gjë të tillë; duhet lënë mënjanë zemërimi dhe duhen falur njerëzit e tjerë, sepse një gjë e tillë nuk i bën mire vetëm shpirtit, por edhe shëndetit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se ata njerëz që janë të aftë të largojnë mërinë dhe zemërimin ndaj të tjerëve dhe që mund të falin, kanë më shumë mundësi të reduktojnë rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut, gjendje që vjen si rezultat i një momenti të tensionuar shpirtëror ose psikologjik.

Në studim morën pjesë 200 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të mendonin për momentet nga jeta e tyre kur janë zhgënjyer apo ofenduar nga sjellja e një miku. Gjysmës iu kërkua që të rikujtonin se sa ishin zemëruar, ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua që momentet e zhgënjimit t’i kujtonin në mënyrë më të qetë dhe me prirjen për të falur.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin të lidhur me disa monitorë që tregonin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. U pa se “grupi i të inatosurve” ose atyre që e rikujtonin ende me gjaknxehtësi apo zemërim ngjarjen e dikurshme, kishte një presion më të lartë gjaku krahasuar me “grupin që falte” dhe që rikujtonte me qetësi gjithçka.

Zemërimi dhe gjendja e rëndë emocionale i bën keq zemrës, kjo është e sigurt, prandaj më mirë falni dhe kalojeni gjithçka me qetësi, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që do të jeni më mirë shpirtërisht, por edhe më të shëndetshëm fizikisht.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Katër ushqime që ju bëjnë të humbni peshë
Next Article Gërvalla takim me Komisionin për Mbrojtje të Gjermanisë, i njofton për veprimet destabilizuese të Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?