By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Familjet me të ardhura të ulëta, mezi mbijetojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Familjet me të ardhura të ulëta, mezi mbijetojnë
Maqedoni

Familjet me të ardhura të ulëta, mezi mbijetojnë

admin
Last updated: 24/03/2024 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Tashmë një dekadë, 52 vjeçari Bejtulla Bejtullah nga fshati Orllancë i Komunës së Haraçinës ka këtë karrocë si shoqërues ta pandarë në jetën e tij. Dy këmbët e tij të amputuara dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore me diabetin kanë lënë përgjysmë ëndrrën për të ndërtuar një jetë më të mirë për këtë familje. Ajo që e rëndon edhe më shumë këtë kryefamiljar është të mbijetuarit me vetëm 11 mijë denarë në muaj, shumë e cila grumbullohet nga dy ndihmat e invaliditetit që ka.

“Tash, unë marrë vetëm ndihmë për kujdes, ato janë 11 mijë denarë. Ato i kam të ardhura të vetme, nuk kam të ardhura tjera. Mirëpo, sërish faleminderit njerëzve bamirës, miqve që më ndihmojnë nga pak dhe mundem me ja dal deri në fund, por prap s’ia dal. Ato e din se me 11 mijë denarë për me jetu normal një familje me tre ose katër anëtarë nuk mundet me jetu më shumë se një javë edhe atë thjesht jo diçka luks, a unë duhet me kalu një muaj me 11 denarë. Është e pamundur, veç me hangër se për tjetër gjë nuk dalin, edhe me hangër diçka shumë thjeshtë sa me mund me kalu, po ku janë ilaçet”, tha Bejtulla Bejtullah, banor i fshatit Orllancë.

Bejtullah ka kaluar 17 operacione, por dhimbjet nuk iu ndalën asnjëherë. Pas një muaji ai duhet të vendos nëse do të kryej edhe operacionin e 18. Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, ai ka edhe një listë të gjatë të ilaçeve të cilat përbëjnë terapinë e rregullt të tij.

“Këtu diku e kam listën e terapiave, 8.500 den në muaj marr terapi, plus asaj për dhimbje që i marr se ato dhimbjet nuk mi ndalin, i marr disa pika në shishe të vogël edhe ato vetëm prej në Zvicër që njëri mi sjell. Nji shishe e vogël 80 euro mi merr ndërsa mua më duhen dy shishe që ta kaloj muajin se pa ato dhimbjet nuk më ndalen”, shtoi Bejtulla Bejtullah, banor i fshatit Orllancë.

Bejtullah ka edhe një sërë kritikash për shëndetësinë në vend për shkak se është detyruar të paguaj analiza të caktuara pavarësisht diagnozës që ka./Alsat.mk

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: +389 71 747 513 Bejtulla Bejtullah, fshati Orllancë, Komuna e Haraçinës

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dedivanaj vlerëson takimin me ambasadorin shqiptar, Bushati
Next Article VMRO të enjten publikon listën e kandidatëve për deputetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?