By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Familjet me të ardhura të ulëta, vështirë sigurojnë mbijetesën – 63.252 denarë shporta e konsumit për Janar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Familjet me të ardhura të ulëta, vështirë sigurojnë mbijetesën – 63.252 denarë shporta e konsumit për Janar
Ekonomi

Familjet me të ardhura të ulëta, vështirë sigurojnë mbijetesën – 63.252 denarë shporta e konsumit për Janar

admin
Last updated: 21/01/2025 19:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

63.252 denarë i duhen një familje katër anëtarëshe për të mbuluar shpenzimet për një muaj, konkretisht për muajin Janar, shkruan Alsat.

Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, shporta minimale sindikale për këtë muaj është rritur për 391 denarë kundrejt muajit dhjetor e cila arriti 62.861.

“Ajo që është shqetësuese është se nga fillimi i vitit të kaluar deri në këtë vit, ose gjatë këtyre 12 muajve, vlera e shportës minimale sindikale kur kemi të bëjmë me ushqimin dhe pijet është rritur me 10.43%. Për qytetarët, me dështimin e fundit për uljen e çmimeve nga këta tregtarë lakmitarë, rezulton se kostoja është rritur me të paktën 20%, duke marrë parasysh që rritja 10% dhe mosulja 10%, nëse i mbledh, ne jemi më të varfër me të paktën 20%”, u shpreh Sllobodan Trendafilov, LSM.

Sipas Trendafillovit, për një vit, shporta minimale e konsumit është rritur për 6.989 denarë, ose 10,65%. Ai shtoi se LSM do të bëj të gjitha përpjekjet për të siguruar llogaritë përfundimtare të tregtarëve se si pasurohen në kurriz të qytetarëve.

“Ne si LSM po mendojmë të ndërmarrim hapa seriozë dhe në këtë drejtim t’u tregojmë qytetarëve se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Duke pasur parasysh se të gjithë e dimë se në muajt e fundit këta tregtarë janë dëshmuar se janë shembull shumë më i keq për ekonominë e vendit, veçanërisht nëse dihet se vitin e kaluar kanë pasur fitime të mëdha. Edhe këtë vit LSM do të mundohet të siguroj të gjitha llogaritë përfundimtare të këtyre qendrave të mëdha tregtare dhe dyqaneve zinxhir për të parë se si ato po pasurohen në mënyrë të pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve”, theksoi Sllobodan Trendafilov, LSM.

Trendafillov kujton se nëse një familje prej katër anëtarësh ka të ardhura prej dy pagash minimale, do t’i mungojnë mbi 18 mijë denarë për të përballuar jetesën gjatë muajit. Nëse familja jeton në shtëpi me qira, shpenzimet do t’u rriten në 78.627 denarë në muaj.

You Might Also Like

Sektorët që paguhen më së shumti

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkencëtarët në Antarktik nxjerrin akullin më të vjetër në botë
Next Article 5 në pranga në Elbasan, trafiku i drogës nga Amerika Latine

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?