By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Shqipëri

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

admin
Last updated: 15/07/2025 12:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në kuadër të përpjekjeve për formalizimin e sektorit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore dha disa udhëzime të rëndësishme për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të këtyre produkteve, si në shumicë, ashtu edhe në pakicë për lëshimin e faturave të fiskalizuara në mënyrë korrekte dhe të saktë.

Së pari, tatimpaguesit duhet të zgjedhin opsionin “autofaturë”, i cili automatikisht përmban të dhënat e blerësit që po lëshon faturën.

Po ashtu, lloji i faturës duhet të jetë “blerje nga fermerët vendas” (Domestic). Duhet gjithashtu të futen të dhënat e fermerit shitës, përkatësisht emri dhe NIPT-i, dhe mallrat e blera duhet të përshkruhen pa përfshirë TVSH-në.

Për të siguruar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë gjithashtu e nënshkruar nga shitësi, i cili në këtë rast është fermeri.

Përveç këtyre rregullave, Administrata Tatimore ka theksuar se për të përfituar nga skema e kompensimit të TVSH-së, tatimpaguesit duhet të plotësojnë disa kushte të caktuara.

Ata duhet të kenë një qarkullim vjetor që nuk kalon kufirin minimal për regjistrimin për TVSH-në, të furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre, dhe të sigurojnë që këto mallra t’u shiten personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit.

Ndërkaq, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë që janë regjistruar si “fermerë” në Drejtoritë Rajonale Tatimore, nuk kanë detyrimin për të mbajtur kontabilitet dhe për të dorëzuar Formularin e Deklaratës dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Këta fermerë nuk kanë as detyrimin e deklarimit të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti bujqësor, pasi këto të ardhura konsiderohen të ardhura biznesore.

Në rast se qarkullimi vjetor i një fermeri tejkalon kufirin prej 10,000,000 lekë, ky prodhues duhet të ç’regjistrohet nga Drejtoria Tatimore dhe të regjistrohet si tatimpagues pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke marrë një numër të ri identifikimi.

Po ashtu, prodhuesit e tjerë bujqësorë që nuk janë regjistruar si përfitues të skemës së kompensimit, ose që nuk tregtojnë produktet e tyre tek grumbulluesit bujqësorë, duhet të regjistrohen dhe të deklarojnë të ardhurat e tyre në përputhje me detyrimet tatimore të tjera.

Administrata Tatimore apelon për deklarimin e saktë dhe të plotë të aktiviteteve tregtare nga ana e tatimpaguesve, duke theksuar se mungesa e faturave të fiskalizuara mund të sjellë penalitete të rënda sipas legjislacionit në fuqi.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Formimi profesional, mbi 10 mijë trajnime përgjatë 12 muajve të fundit
Next Article VLEN: Për vetëm një ditë, ekipi ynë i ka ngritur reformat dhe projektet që janë pritur me dekada

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?