By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nisen drejt Turqisë për të përfaqësuar kulturën shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nisen drejt Turqisë për të përfaqësuar kulturën shqiptare
Kulturë

Fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nisen drejt Turqisë për të përfaqësuar kulturën shqiptare

admin
Last updated: 18/04/2025 16:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me shumë entuziazëm e krenari, sot fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi u nisën për në Republikën e Turqisë, ku do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve Çocuk Bayramı, që mbahet në qytetin e bukur të Denizli – Pamukkale.

Ky festival, që mbledh grupe artistike nga 12 shtete të ndryshme të botës, është një ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme për fëmijë në Turqi dhe një platformë e jashtëzakonshme për promovimin e diversitetit kulturor. Në këtë edicion të veçantë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” do ta përfaqësojë jo vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut, por mbi të gjitha trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare.

Përmes valleve tradicionale, kostumeve kombëtare dhe interpretimit artistik të fëmijëve, kultura shqiptare do të marrë vendin e saj të merituar në mesin e kulturave botërore. Ky është një tjetër dëshmi se “Ibe Palikuqi” është jo vetëm një ansambël, por një vatër e gjallë dhe shkollë e vërtetë e kulturës shqiptare, ku edukimi dhe dashuria për traditën përcillen brez pas brezi.

“Jemi të lumtur dhe krenarë që fëmijët tanë po i japin zë dhe pamje kulturës sonë në një skenë ndërkombëtare. Do të qëndrojmë pranë ndjekësve tanë përmes përditësimeve me fotografi dhe video nga aktivitetet tona në Turqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shkollës së Kulturës Shqiptare “Ibe Palikuqi”.

Ky festival përfshin paradat kulturore, performanca artistike dhe shkëmbime ndërkulturore mes pjesëmarrësve. Fëmijët, përveç që do të performojnë, do të kenë mundësi të mësojnë për kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Proces me firma të falsifikuara
Next Article Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?