Fëmijët në Suedi do të fillojnë shkollën në moshën gjashtë vjeçare nga viti 2028, një vit më të rinj se aktualisht, në një rishikim të sistemit arsimor të vendit që sinjalizon një kalim nga mësimi i bazuar në lojëra për fëmijët më të vegjël.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria ka njoftuar planet për të zëvendësuar një vit të detyrueshëm parashkollor për gjashtëvjeçarët e njohur si förskoleklass me një vit shtesë në grundskola (shkollë fillore).
Qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë, e udhëhequr nga të moderuarit dhe e mbështetur nga demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, njoftoi planin përpara prezantimit të buxhetit të 2025-ës, që pritet të bëhet të enjten.
“Kjo duhet të çojë që nxënësit të kenë një mundësi më të mirë për të zhvilluar aftësitë bazë si leximi, shkrimi dhe numërimi dhe për të arritur qëllimet në shkollë”, tha ai.
Kritikët thonë se plani shkon kundër kërkimeve që tregojnë se zhvillimi i fëmijëve mbështetet më së miri nga mjediset e të mësuarit të bazuara në lojë, duke i inkurajuar ata të eksplorojnë, krijojnë dhe zhvillohen përmes lojës dhe kuriozitetit.
Ndërsa udhëheqësit e sindikatave kanë frikë se masa mund të lërë pa punë shumë mësues të specializuar parashkollor.
