Tetovë, 4 gusht – Policia ka kryer aksion kontroll në një lokal nate në Zhelinë të Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me vendbanim të parregulluar ose keqpërdorim të qëndrimit.
Në këtë mënyrë u gjetën dhe u ndaluan 18 femra të huaja të moshës 24 deri në 26 vjeç: dy nga Serbia, shtatë nga Ukraina, 10 nga Shqipëria dhe një mashkull 46 vjeçar nga Shqipëria, të cilat po qëndronin në zonën përballë objektit, pra nuk kishin dokumentacion adekuat.
Ata janë ndaluar në stacion për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse.
