David Beckham festoi 50-vjetorin me një seri eventesh luksoze që zgjatën katër ditë, por festa e fundit në Londër u ndërpre në orët e para të mëngjesit pas ankesave për zhurmë.
Dy zyrtarë të këshillit bashkiak vizituan restorantin “Core” në Kensington në orën 3:35 pas mesnate, pas ankesave nga fqinjët.
Festimet nisën me një darkë familjare në rezidencën e tyre në Cotswolds, vijuan me një udhëtim në vreshtin e preferuar të Davidit në Bordeaux dhe përfunduan me një darkë me yje si Tom Cruise, shkruan DailyMail.

Në qendër të vëmendjes ishte mungesa e djalit të madh Brooklyn dhe bashkëshortes së tij Nicola Peltz, të cilët nuk morën pjesë në asnjë nga eventet, duke nxitur thashetheme për tensione familjare. Në vend të tij, djali i dytë Romeo mbajti një fjalim emocional në darkën përmbyllëse.
Victoria ndau në rrjetet sociale pamje nga festimet, përfshirë momentin ku çifti pozon me një Fiat 500 të vitit 1972 dhe momente intime me fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper.

Ajo nuk përmendi Brooklynin në postim, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Festimet përfshinë edhe një udhëtim me avion privat në Francë, ku familja shijoi verë nga vreshti ekskluziv Petrus.
Ndërsa David u shpreh i lumtur për momentin, mungesa e birit të madh nuk kaloi pa u vënë re.

