By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Aktivistët e Taravarit dhe Selës u mashtruan nga BDI, dyert e ASH-së dhe VLEN-it janë të hapura për kthim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Aktivistët e Taravarit dhe Selës u mashtruan nga BDI, dyert e ASH-së dhe VLEN-it janë të hapura për kthim
Maqedoni

Fetai: Aktivistët e Taravarit dhe Selës u mashtruan nga BDI, dyert e ASH-së dhe VLEN-it janë të hapura për kthim

admin
Last updated: 23/10/2025 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 tetor –  Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për aktivistët e Aleancës për Shqiptarët që, sipas tij, një pjesë të kësaj partie janë rreshtuar në krah të BDI-së pas ndarjes së fundit politike.

Në reagimin e tij, Fetai thekson se ata nuk kanë kaluar në BDI me bindje, por janë mashtruar me premtime për pushtet dhe me iluzione të fabrikuara për raportet me partnerët ndërkombëtarë. “Ju mashtruan. Ju nuk shkuat në BDI me bindje, por sepse ju mashtruan me premtime për pushtet, e diallëzuan VLEN-in dhe ju gënjyen edhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë. Të mashtrohesh nuk është turp, turp është të mashtrosh”, ka shkruar Fetai.

Fetai theksoi se VLEN dhe ASH mbeten shtëpia e vërtetë e gjithë atyre që besojnë në vlera dhe parime politike, duke ftuar të gjithë ata që janë larguar, të rikthehen me dinjitet.

“Ne e dimë se kthimi mund të duket i vështirë, por ASH-ja dhe VLEN-i janë shtëpia juaj. Këtu respektohen vlerat, parimet dhe uniteti”, ka shtuar ai.

Në fund të reagimit, Fetai paralajmëroi se BDI-ja është në fazë shpërbërjeje, dhe u bëri thirrje ish-aktivistëve të mos bëhen pjesë e këtij procesi: “BDI-ja po shpërbëhet. Nga BDI-ja po ikin të gjithë. Mos u humbni në kaosin e rënies së saj. Ne nuk mbajmë inat, por ju hapim dyert për t’u rikthyer ballëlartë dhe për të ndërtuar bashkë të ardhmen që e kemi ëndërruar çdoherë”.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mundësi për linja të reja direkte ajrore, Maqedonia dhe Britania nënshkruan marrëveshje për transport ajror të rregullt
Next Article Adnan Azizi: U mbrojt vullneti i popullit në Çashkë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?