By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Për herë të parë sollëm ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Për herë të parë sollëm ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Maqedoni

Fetai: Për herë të parë sollëm ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

admin
Last updated: 30/06/2025 13:56
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor –  Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciale ka folur për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë në vendin tonë. Fetai tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dashur të votohet në vitin 2003, por u deshtë të kalojnë më shumë se 20 vjet që të vijë ky ligj.

“Ky ligj është historik, pasi për herë të parë definohet në ligj përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe parashihen mekanizma për krijimin e një trupi koordinues i cili do të kryesohet nga një zëvendëskryeministër. Si pjesë e këtij ligji, parashihet që të shpërndahen në mënyrë proporcionale më institucionet e vendit”, tha zëvëndëskryeministri, Aeben Fetai.

Ai nënvizoi që në RMV, çdo gjë që është bërë nga BDI, qoftë ligji i gjuhëve apo pjesët normative të Marrëveshjes së Ohrit, kanë qenë kompromis në dëm të shqiptarëve.

Po tentojmë t’i zbehim institucionet monoetnike duke punësuar shqiptarët

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciale ka deklaruar se në RMV ka ende institucione monoetnike. Siç tha ai, kjo vlen sidomos për institucionet e sigurisë, apo njësitë speciale përbrenda MPB-së.

“Kjo vlen edhe për institucionet tjera, si të kulturës apo në Akademinë e Shkencës dhe Artëve. Pra, ne do të stopojmë konkurse ku konstatojmë se ka mbi përfaqësim të ndonjë etnie. Ne kemi probleme të theksuara nga qeverisja e BDI-së, ku shqiptarët janë rekrutuar në shkallën më të ulët të Administratës bashkëpunëtor i ri”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai, shtoi se BDI për 20 vjet nuk ka pasur interesim që t’ja u njeh kualifikimet e reja të punësuarve dhe kështu kanë mbetur në nivelin më të ulët në Administratën Publike.

Nuk rrezikohet gjuha shqipe

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciake ja folur rreth ligjit të gjuhëve në vendin tonë. Fetai tha se gjuha shqipe është zyrtare sipas kushtetutës së RMV-së, por është një përjashtim i vogël, që nuk ekziston në asnjë vend të Evropës, ku në marrëdhënie ndërkombëtare është vetëm maqedonishtja zyrtare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në vendin tonë është amadamentuar disa herë ligji i gjuhëve dhe çdo herë është bërë me pretendimin se është bërë zyrtarizmi i gjuhës shqipe. Por gjithmonë janë bërë kompromise dhe hapa të vegjël për arritjen e barazimit të gjuhëve”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai shtoi se BDI bashkë me LSDM-në e kanë dërguar ligjin në Komisionin e Venecias.

“Nga disa subjekte janë dërguar ankesa në Gjykatën Kushtetuese, ku për 5 vjet ankesat i kanë mbajtur në sirtarë dhe nuk i kanë shtjelluar. Nga Gjykata Kushtetuese u bë një show dhe BDI propagandoi se po humbet gjuha shqipe. Por kjo nuk ishte e vërtet, pasi ne edhe punuam në backround”, përfundoi Fetai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qeveria jonë është reformatore po bëjmë punë që nuk janë bërë për dy dekada

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciake tha se po investohet si asnjëherë më parë. Fetai radhit projektet që po bëhen nga kjo qeverisje ndërkaq shton se janë duke i përfunduar projektet në Zajaz ku kanë vjedhur BDI në kanalizime.

“Rruga Prizren-Tetovë, autostrada Shkup-Bllacë do të përdunojnë brenda këtij mandati. 34.5 milionë euro për kampusin universitar Nënë Tereza, që kurrë nuk ka ndodhur në kohën e BDI-së. 20 milionë euro investojmë në sheshin Skënderbeu për parkingjet në kate. Komunat tona nuk kanë kapcitet për të dorëzuar projekte sa janë duke u lëshuar fonde prej qeverisë. Ne po ia rregullojmë kanalizimin në Zajaz të Ali Ahmetit i cili për 22 vite nuk e ka bë. BDI ka vjedhë edhe në kanalizimin e Zajazit”, tha zëvëndëskryeministri Arben Fetai.

Si ministri e Qeverisjes së mirë hartuam strategji për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciale, tha se kanë hartuar strategji konkrete të bazuar në katër shtylla konkrete për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Hartuam plan vjetor për vitin 2025 që është i qassëshëm për të gjithë. Ky plan bazohet në katër shtylla: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizim i kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme, transparenca dhe qasja në informacion për qytetarët dhe mediumet dhe dialogu strategjik me shoqërinë civile”, tha zëvëndëskryeministri Arben Fetai.

Pritja në kufi i takon të kaluarës

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciake ka folur për sistemin one stop shop ne Bllacë dhe në Jazhincë.
Ai tha se tre pikat kufitare do të funksionojnë përmes sistemit one stop shop.

“Nuk ka më radhë në kufi siç kishte më parë, deri në dy orë. Tani pritja më e madhe është 10-15 minuta. Kjo rrjedhë si rezultat i marrëveshjeve që kemi nënshkruar me Kosovën. Në këtë sistem do të bëhet edhe vendkalimi kufitar Beelanocë-Stançiq”, u shpreh zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes
Next Article Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?