By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi!
Maqedoni

Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi!

admin
Last updated: 17/02/2025 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, e ka quajtur tallje me qytetarët nismën e BDI-së për veting brenda partisë.

Fetai, tha se edhe para 5 viteve partia e Ahmetit kishte paralajmëruar një process të ngjashëm i cili prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi, që tani ndodhen në “listën e zezë” amerikane.

“Kjo është një tallje e radhës e BDI-së. Unë dhe gjithë ne mbajmë mend se para 5 viteve, BDI-ja kishte paralajmëruar dhe kishte njëfarë vetingu, verifikim të zyrtarëve partiak para zgjedhjeve lokale. Çfarë prodhoi ky veting, ai prodhoi kandidat si Ramiz Merko, i cili më pas u fut në listën e zezë amerikane. Kush e udhëhoqi atë veting atëherë, Artan Grubi, i cili poashtu e dimë se është në listën e zeze amerikane dhe tanimë i ikur nga drejtësia. Pra, kjo është një tallje e një partie që e ka humbur rrugën në oborr dhe nuk di se çfarë të shpik për të fyer intelegjencën e qytetarëve dhe për tu paraqitur sikur bën diçka. E dimë se të njejtit vazhdimisht kanë thënë se kanë paraqitur në kuvend dhe qeveri pr/ligj për vetingun dhe me marrjen e pushtetit e kemi vërtetuar se nuk ka patur shenja të nisme të tillë askund në institucionet e shtetit. Vetingu i vërtetë që po i ndodh BDI-së është “Lista e Zezë” amerikane. Vetingu tjetër janë dhjetëra, qindra lëndë që po grumbullohen në institucionet e drejtësisë së vendit në lidhje me korrupsion, krimin, keqpërdorimet e shumta të BDI-së me resurset e shtetit dhe e treta, një përgjigje në formë vetingu tashmë ka ndodhur me zgjedhjet parlamentare, me faktin që të gjitha partitë demokratike në vend distancohen nga BDI-ja dhe e cilësojë atë si “nëna e korrupsionit” në vend dhe vetingu përfundimtar do të ndodh në zgjedhjet lokale, kur BDI-ja do të largohet nga pushteti përfundimisht dhe tek atëherë ata mund të nisin reforma”, tha Fetai për gazetën LAJM.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zeqirija Ibrahimi uron Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë
Next Article Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë stemë bashkëkohore të shtetit, përmes dialogut duhet të arrijmë drejt konsensusit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?