By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FFK: Racizmi dhe thirrjet anti Kosovës në Rumani, sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > FFK: Racizmi dhe thirrjet anti Kosovës në Rumani, sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares
Sport

FFK: Racizmi dhe thirrjet anti Kosovës në Rumani, sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares

admin
Last updated: 16/11/2024 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një reagim publik një ditë pas ndeshjes Kosovë-Rumani në Bukuresht, ka dënuar ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes, në kuadër të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), transmeton Anadolu.

Në reagimin e FFK-së, bëhet e ditur se ndeshja u ndërpre për shkak “të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti Kosovës nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e ‘fair play-it’, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-së”.

“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, thuhet në reagim.

Sipas FFK-së, kjo federatë kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-së për mundësinë e veprimeve të tilla, por, pavarësisht kësaj, tifozët rumunë kanë vazhduar “me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese”.

FFK-ja thotë se ndeshja e cila u ndërpre me rezultat 0-0 shkoi duke u përshkallëzuar me kohë, për shkak të thirrjeve raciste dhe provokuese të tifozëve dhe lojtarët e Kosovës “zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-së dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-së dhe FIFA-s”.

Tutje, FFK-ja thotë se përpos asaj që ndodhi në stadium, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit.

“Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK-ja ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankesë të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-së”, thuhet në reagim.

Në fund të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës janë paraqitur tensione. Kapiteni Rrahmani është konfrontuar me futbollistin rumun Alibec, ndërsa më pas janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë. Për këtë gjë, kapiteni i ekipit kosovar Amir Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë, në tribuna vazhduan thirrjet anti Kosovës, derisa lojtarët e Kosovës kërkuan që ndeshja të ndërpritet, duke u larguar nga stadiumi dhe mos u kthyer më.

Për këtë situatë ka reaguar edhe UEFA, e cila lajmëroi ndërprerjen e ndeshjes dhe tha se “do të dalë me informacione të mëtejme në kohën e duhur”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Guerot: Kosova mos të ketë frikë nga dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese
Next Article Ndërron jetë Halime Iseini, gruaja e dëshmorit të Flamurit, Shpend Iseini

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?