Shkup, 4 maj – Është interesante se si sot, më shumë se një shekull më vonë, idetë, mesazhet dhe vlerat e revolucionarit tonë më të madh, Goce Dellçevit janë ende të gjalla dhe aktuale, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe i cili vendosi lule në kishën “Shën Spas” ku u shënua 122-vjetori i vdekjes së Dellçevit, theksoi se si shoqëri kemi ende shumë punë para vetes.
“Disa nga vizionet e revolucionarit maqedonas sot tingëllojnë edhe më aktuale se sa në kohën e tij. Ky është një sinjal i qartë se si shoqëri kemi ende shumë punë përpara se duhet t’i implementojmë të gjitha porositë e tij nga vizioni për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur”, theksoi Filipçe.
Ai mes tjerash bëri thirrje që në kohën e transformimit teknologjik global, dominimit të inteligjencës artificiale dhe mediave sociale të kthehen vlerat thelbësore të promovuara nga Dellçevi: “uniteti, bashkëjetesa, konkurrenca kulturore dhe ndërtimi i identitetit kombëtar përmes progresit, jo përmes izolimit apo pasivitetit”.
