By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Mickoski sillet si kryeministër, gjykatës dhe prokuror në të njëjtën kohë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Mickoski sillet si kryeministër, gjykatës dhe prokuror në të njëjtën kohë
Maqedoni

Filipçe: Mickoski sillet si kryeministër, gjykatës dhe prokuror në të njëjtën kohë

admin
Last updated: 06/10/2025 09:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Dellçevë kritikoi ashpër pushtetin e VMRO-DPMNE-së për, siç tha, kolapsin e plotë të sistemit gjyqësor dhe zhgënjimin e pritjeve të qytetarëve.

“Qytetarët e pritën me padurim drejtësinë e shumëpremtuar dhe shtetin ligjor të VMRO-DPMNE-së. Por në vend të drejtësisë, pamë drejtësi selektive, skandale me avancime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për reformat vetëm flitet – asnjë ligj nga agjenda reformuese nuk është miratuar. Sistemi gjyqësor është lënë në mëshirë të vetvetes,” deklaroi Filipçe.

Ai reagoi ashpër edhe ndaj qasjes politike të kryeministrit Hristijan Mickoski, për të cilin tha se po sillet si kryeministër, gjyqtar dhe prokuror në të njëjtën kohë.

“E dëgjoj Mickoskin si del në mitingje dhe flet për drejtësi dhe përgjegjësi. Dhe e dini çfarë është më e trishtueshmja? Të njëjtën gjë e dëgjuam edhe para zgjedhjeve – e njëjta retorikë, të njëjtat premtime. Pas zgjedhjeve lokale, tha se personalisht do të merret me prokurorinë dhe gjyqësorin. Pra, kryeministër, gjyqtar dhe prokuror – të gjitha në një. Ai emëron, shkarkon, vlerëson gjyqtarë dhe prokurorë, dhe në fund vendos nëse rroga e tyre është e merituar apo jo,” tha Filipçe në fjalën e tij në Dellçevë.

Ai shtoi se kjo situatë është vazhdimësi e politikave të VMRO-DPMNE-së, që për vite të tëra kanë abuzuar me gjyqësorin për interesa partiake.

“Kjo është pamja e gjyqësorit maqedonas sot. Me VMRO-DPMNE-në e dimë se si funksionon gjyqësori — nga ‘fletoret e vogla’, me drejtësi që ata vetë e shpërndajnë sipas interesit të tyre. Pas zgjedhjeve thonë se do të luftojnë krimin dhe do të pastrojnë gjithçka, por duket se pastrimi po u ecën shumë ngadalë,” përfundoi Filipçe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hynë në javën e dytë
Next Article Moti sot me shi, temperatura deri në 11 gradë Celsius

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?