By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkov: Jam mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkov: Jam mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit
Maqedoni

Filkov: Jam mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit

admin
Last updated: 11/12/2024 15:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov është mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit, por konsideron se paraprin që institucionet kompetente në periudhën në vijim, ta çojnë deri në fund punën e vet.

“Unë jam mirënjohës ndaj partnerëve tanë që na ndihmojnë në procese, por disa gjëra do të duhet t’i çojmë vetë deri në fund. Në periudhën që pason, të shohim se çka do të ndodhë, të mos shpejtojmë me konkludime”, tha Fillkov i pyetur përse nga institucionet kompetente të vendit nuk ka hetime për korrupsion për Grubin dhe gjykatësin Bexheti se kanë kryer korrupsion, ndërsa në SHBA tashmë kanë vlerësuar se ka.

Në pyetjen shtesë përse institucionet e vendit nuk kanë mundur t’i zbulojnë dhe ndjekin për korrupsion të kryer personat të cilët janë në “listën e zezë” në SHBA për të cilët kanë vlerësuar se tek ta ka veprim të korrupsionit, Fillkov konsideron se nevojiten harmonizimet.

“Unë nuk do të thosha se nuk munden. Kjo do të thotë se ne kemi shumë para nesh për harmonizim. Kështu që të presim, të shohim se çfarë do të thotë”, tha Fillkov.

Lidhur me reformën e Këshillit gjyqësor, ai paralajmëroi se do të punohet në ndryshime, për të cilat deri më tani janë mbajtur tre debate. Paraprin edhe një javën e ardhshme, pas çka do t’i mbledhin gjërat dhe nga Ministria do të dalin me propozim konkret.

Për atë deri ku janë ndryshimet e Kodit penal, të cilat që nga vera i paralajmëroi, me të cilat duhet të parandalohen pasojat negative nga ndryshimet që janë bërë, ndërkaq me të cilat janë vjetëruar shumë vepra, të cilat janë të lidhura me vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në “listën e zezë”, Fillkov pret të përfundohen deri në fund të vitit.

“Shpreosj se deri në fund të vitit do të përfundojmë, pas çka do të dalim në konferencë për shtyp dhe do t’i rpezantojmë”, tha ministri i Drejtësisë, Fillkov, i cili nuk tregoi se çka do të përmbajnë ndryshimet.

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, dje në konferencë për shtyp pas zgjerimit të “listës së zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit me emrat e Artan grubit dhe Enver bexhetit, porositi se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga aktorët e korruptuar, dhe se shpreson se gjyqësia dhe strukturat për zabtimin e ligjit në Maqedoni të Veriut do ta bëjnë të njejtën gjë.

Ajo shtoi se dëshmitë mbi të cilat bazohet vendimi i këtillë, nuk ndahen me autoritetet e vendit tonë, për shkak të çështjeve lidhur me privatësinë, por as ndërkaq nuk duhet, sepse, thotë, dëshmitë të cilat i shqyrton Uashingtoni, që ne arritëm t’i mbledhim, si këtu në vend, ashtu edhe në Uashington, janë gjerësisht të kapshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përzierjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.

Sipas kumtesës nga e hëna, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet me qëllim që t’i minojnë proceset gjyëqsore lidhur me aktvendimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK). Mijallkov u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas Seksionit 7031(v) të Ligjit për operacione të jashtme dhe programe të lidhura të Departamentit të Shtetit.

Krahas sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesë për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për anëtarët e familjeve të veta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 10 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim, afati skadon sot në ora 16:00
Next Article Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Presker

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?