By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkov: Ndryshimet ligjore për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë publike janë gati, drejt përfundimit janë edhe ndryshimet e Kodit Penal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkov: Ndryshimet ligjore për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë publike janë gati, drejt përfundimit janë edhe ndryshimet e Kodit Penal
MaqedoniTOP LAJM

Filkov: Ndryshimet ligjore për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë publike janë gati, drejt përfundimit janë edhe ndryshimet e Kodit Penal

admin
Last updated: 28/04/2025 14:52
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot në konferencën për media informoi për agjendën reformuese dhe propozim-ligjet e përgatitura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në dhjetë muajt e fundit. Ai theksoi se të gjitha ligjet që janë pjesë e kornizës reformuese janë përgatitur dhe janë në fazën finale të miratimit, ndërsa, për pothuajse dy të tretat, është zhvilluar një zgjidhje krejtësisht e re ligjore.

Filkov tha se tani është përgatitur Propozim-ligji për Këshillin gjyqësor, për të cilin tha se afati i miratimit është në qershor të këtij viti dhe i njejti tashmë është dorëzuar për mendim në Komisionin e Venecias.

Risitë kyçe janë themeluar në propozimet e Misionit të Vlerësimit, theksoi Filkov, me rregullim të saktë të procedurës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, e cila do të iniciohej me kërkesë të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit të cilët kanë të drejtë vote.

“Procedura për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor është rregulluar saktësisht, e cila iniciohet me kërkesë të arsyetuar të të paktën katër anëtarëve të Këshillit me të drejtë vote. Parashikohet opinion në procedurë dhe nuk duhet të përjashtohet në asnjë rast. Vendimi për shkarkim merret me të paktën tetë vota. Sqarim i termit jurist i shquar, që do të thotë i diplomuar në drejtësi me të paktën 15 vjet përvojë pune. Forcimi i legjitimitetit të procesit dhe procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve”, tha Filkov.

Ndryshime tjera me të cilat adresohen rekomandimet e Misionit të Vlerësimit dhe me të cilat avancohet korniza juridike, Filkov e theksoi Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilin, tha, afati i miratimit është në dhjetor të këtij viti.

“Në pjesën e Prokurorisë Publike për herë të parë parashikohet buxhet personal prej të paktën 0,5 për qind e buxhetit shtetëror, procedurë transparente për zgjedhje të prokurorit publik dhe afate të sakta për avancimin e procedurave disiplinore. Është bërë një klasifikim i shkeljeve disiplinore – i lehtë, i rëndë dhe më i rëndë dhe janë parashikuar  masa disiplinore adekuate. Janë pëcaktuar edhe afate konkrete deri kur duhet të përfundojë procedura disiplinore, përkatësisht në afat prej gjashtë muajve me përjashtim të rasteve të më komplikuara nëntë muaj. Për herë të parë është parashikuar një afat prej tre muajve deri kur duhet të përfundojë procedura e ankimimit para Këshillit të Prokurorëve Publikë”, tha Filkov.

Më tutje, ministri tha se është përgatitur Propozim-ligj për pagat e prokurorëve publikë, me afat për miratim në qershor të këtij viti. Qëllimi i këtij ligji, sqaroi Filkov, është të rregullohen të drejtat në pjesën e pagës, shtesave, të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe kompensimet e shpenzimeve të lidhura me kryerjen e funksionit në vend të huaj të prokurorit publik i cili është dërguar për punë në vend të huaj.

“Në përfundim është përgatitja e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, në të cilin do të përfshihen ndryshimet dhe plotësimet më urgjente, për shkak të tejkalimit të mangësive të identifikuara. Në vijim janë konsultimet e fundit me MPB-në për shkak të harmonizimit të veprës penale – Drejtim i pakujdesshëm me automjetin motorik, pjesë përbërëse e projektit “Qytet i sigurt”, tha Filkov.

Ai theksoi se afati për miratimin e Kodit Penal është në dhjetor të vitit 2025, si dhe se është përgatitur version pune i Propozim kodit të ri penal, të cilin Qeveria do ta ndjekë me mendim në Komisionin Evropian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Është përgatitur një version pune për Projekt-ligjin për Procedurën Penale, si dhe për Projekt-ligjin për Shërbimin Gjyqësor dhe Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Kundërvajtjet. Gjithashtu, janë duke u planifikuar dhe përgatitur ligjet e mëposhtme: Propozim-ligji për Buxhetin e Gjykatave; Propozim-ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë; Propozim-ligji për Prokurorinë Publike; ndryshimet në Kodin Zgjedhor; ligjet që rregullojnë pagat e gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe shërbimit të prokurorisë publike; Ligji për Qasje të Lirë në Informacion Publik; Ligji i Faljes; Ligji i Ekspertizës; E Drejta e Noterisë; Ligji i Zbatimit; Ligji i Lirimit me Kusht; Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve; Ligji për Konfiskimin e Pronës në Procedurat Civile; Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, nënvizoi Filkov.

Ministri vuri në dukje gjithashtu se po fillon fushata edukative “Kompetenca Jonë – E Drejta Juaj”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ligjor të qytetarëve rreth asaj se çfarë është Ministria e Drejtësisë dhe cilat janë kompetencat e saj.

“Sot po fillojmë fushatën edukative “Kompetenca jonë – E drejta juaj”. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit ligjor të qytetarëve dhe ndërtimi i një pamjeje më të qartë se çfarë është Ministria e Drejtësisë, cilat janë kompetencat e saj dhe ku pozicionohet ajo në sistemin gjyqësor. Motivi rrjedh nga përvoja gjatë 10 muajve të fundit në komunikimin me qytetarët. Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga parimet e hapjes dhe transparencës. Gjatë periudhës së kaluar, kemi marrë më shumë se 500 email-e, letra me propozime të ndryshme dhe kërkesa specifike, të cilat na shtynë të reagojmë në mënyrë të përshtatshme dhe të nisim këtë fushatë”, tha ministri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mungesa, thotë ai, nuk është vetëm një problem administrativ, por edhe një pengesë për një demokraci funksionale.

“Përmes fushatës, duam të sqarojmë se çfarë përfaqëson Ministria e Drejtësisë, jo si një institucion abstrakt, por si një shërbim ndaj qytetarëve. Do të flasim për kompetencat dhe fuqitë tona. Fushata do të zbatohet përmes ngjarjeve publike dhe punëtorive në bashkëpunim me sektorin e shoqërisë civile. Do të jetë e hapur, gjithëpërfshirëse, ​​por mbi të gjitha edukativ. I inkurajoj të gjithë qytetarët, mediat dhe organizatat të bashkohen, të bëjnë pyetje dhe të ndajnë informacione”, tha Filkov.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese ka nevojë për ligj për riorganizim, gjendja status quo nuk do t’i sjellë askujt asgjë të mirë
Next Article Rokas: Autoriteti, paanshmëria dhe qëndrueshmëria e Gjykatës Kushtetuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sundimin e ligjit në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?