By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkov: Ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik janë kyçe për rrugën drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkov: Ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik janë kyçe për rrugën drejt BE-së
Maqedoni

Filkov: Ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik janë kyçe për rrugën drejt BE-së

admin
Last updated: 14/11/2024 13:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në debatin “Platforma: 100% të përkushtuar për ty” me temën “Fokusi në drejtësi, siguri dhe mbrojtje” theksoi se Raporti i Komisionit Evropian paraqet një nxitje të fuqishme për reformat e nevojshme. Ai theksoi se ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillin e prokurorëve publik do të jenë vendimtare për përparimin në rrugën drejt BE-së për të cilën nesër do të fillojnë debatet publike. Ministri informoi edhe për themelimin Odës së ekspertëve e cila sipas tij, do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit juridik.

“Nuk kemi nevojë për asnjë raport që të na tregojë se si është situata dhe as nuk e kemi pritur për t’iu afruar hapave të reformës që u premtuam qytetarëve dhe për të cilat morëm besimin e tyre. Ne si ministri e Drejtësisë që nga dita e parë iu afruam procesit të reformës dhe marrjes së vendimeve dhe ndryshimeve në mënyrë që e gjithë kjo të shkojë në drejtimin e duhur, tha Filkov.

Theksoi se reformat në gjyqësor po zhvillohen në përputhje me strategjinë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin për vitin 2024-2028.

“Ajo që është më e rëndësishme për ne në këtë periudhë janë reformat në gjyqësor dhe ato sigurisht që do të ndodhin në përputhje me strategjinë sektoriale zhvillimore për gjyqësorin për vitin 2024-2028”, theksoi ai.

Shtoi se një nga sfidat më të mëdha dhe reforma më domethënëse janë ndryshimet në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë që, sipas tij, “do të jenë kyçe për përparimin në rrugën drejt BE-së”.

“Tekstualisht nga nesër fillojmë debatet e ekspertëve për draft ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për këshillin gjyqësor të përgatitur nga grupi punues i formuar nga Ministria e Drejtësisë. Kjo do të jetë një nga disa ngjarjet që do të pasojnë këtë periudhë. Planifikojmë ta përfundojmë procesin diku nga fundi i dhjetorit, që do të thotë se do të kemi një debat në javë. Pritshmëritë janë të larta. Konkluzionet dhe rekomandimet e tryezës së rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtejshëm të tekstit të ndryshimeve në ligjin për Këshillin gjyqësor”, tha ministri.

Në lidhje me çështjen e Odës së ekspertëve, ministri informoi se ajo është formuar pas tetë vitesh.

“Nga 25 tetori i vitit 2024 është bërë regjistrimi në Odën e Regjistrit qendror dhe ajo është funksionale. Ky është një hap i madh përpara për Odën e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë dhe e ka privuar sistemin ligjor nga ekspertiza. Por, ajo që është e rëndësishme është se tani është funksionale dhe është vënë në funksion”, tha ai.

Shtoi se një nga risitë e Ligjit për ekspertizë është formimi i departamenteve të Odës profesionale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ka 16 departamente profesionale, janë emëruar shefat dhe udhëheqësit e tyre, kështuqë, në seancën e kuvendit themelues janë zgjedhur organet e Odës dhe janë miratuar aktet e themelimit të saj. Kjo paraqet një hap kyç në përmirësimin e sistemit juridik dhe krijimin e një mekanizmi të fuqishëm për kontroll dhe mbështetje të ekspertëve nga Maqedonia. E njëjta Odë do të jetë përgjegjëse për licencimin, edukimin dhe mbikëqyrjen e ekspertëve dhe punën e tyre”, shtoi ministri.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Petkoviq: Nuk ka më dialog
Next Article Debat i ashpër për Onkologjikun në Kuvend, Ministrja Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni; Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?