By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Maqedoni

Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

admin
Last updated: 17/05/2025 14:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Me vendosjen e gur-themelit sot u shënua fillimi i investimit të kompanisë turke për prodhimt të ngrohësve dhe rezistuesve për teknikë të bardhë dhe aparate elektrike “Shahterm” në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) – Shkup.

“Investimi i kompanisë ‘Shahterm’ vetëm në fazën e parë kap vlerën prej 25 milionë euro me 200 vende të reja pune, ndërsa plani është që investimi të arrijë 50 milionë euro dhe numri i të punësuarve të jetë mbi 500”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se ky është projekt që jo vetëm e zhvillon ekonominë, por edhe e konfirmon stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë, duke kontribuar në forcimin e industrisë dhe eksportit maqedonas. Potencoi edhe se treguesit e fundit ekonomik janë inkurajues.

“Prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur për 5,2% në nivel vjetor krahasuar me marsin e vitit 2024. Investimet e huaja direkte për vitin 2024 arritën në 1,255 miliardë euro, duke e bërë Maqedoninë vendin me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë. Inflacioni në muajin mars është nën 3%, konkretisht 2,7%, ndërsa në prill është 2,6% në nivel vjetor. Pagat rriten nga 9 deri në 10% në vit, që është një shenjë se po luftojmë kundër varfërisë dhe jemi për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve tanë. Në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi rritje të aktivitetit kreditues të bizneseve dhe qytetarëve prej 13%, që është gjashtëfish më shumë se ai brenda Bashkimit Evropian. Dhe mund të përfundoj se me gjithë këta tregues ekonomikë, Maqedonia është në rrugë të mirë për të qenë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë”, tha Mickoski.

Investimi me të cilin do të ndërtohet objekti me sipërfaqe prej mbi 13.000 metrav e katrorë, përfshin edhe qendër për hulumtim dhe zhvillim, ndërsa do të jetë kapaciteti i parë prodhues i “Shahterm”-it jashtë Turqisë.

Ambasadori turk, Fatih Ullusoj shprehi kënaqësi nga fillimi i investimit të Shahtermit, i cili prodhon ngrohës dhe rezistues për brendet kryesore botërore të teknikës së bardhë dhe aparateve elektrike, dhe theksoi se kompanitë turke kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit duke siguruar punësim për 10 mijë perosna në shtet.

Kemi vullnet të përbashkët, shtoi, këmbimi tregtar i cili i afrohet nivelit prej 1 miliadë dollarëve, ta rreisim në 2 miliardë dollarë. Presin sa më shpejtë të fillojnë negociatat për përditësim të Marrëveshjes për tregti të lirë prej vitit 1999, për të cilën besojnë se do të jetë e dobishme për arritje të këtij qëllimi.

Faruk Shahin, kryetar dhe themelues i Shahtermit, e prezantoi kompaninë, duke cekur se 60 për qind të prodhimit të vet e eksporton. Kompania “Shahterm” ka mbi 40 vite përvojë në dizajn dhe prodhim të sistemeve për ngrohje për teknikë të bardhë dhe aparate për amvisëri. “Shahterm” për momentin është pjesë e pesë kompanive kryesore në këtë veprimtari në nivel global, me më shumë se gjysmën e prodhimit vjetor dedikuar për tregjet jashtë Turqisë. Lista e klientëve është e përbërë nga prodhues të njohur botërorë të teknikës së bardhë dhe aparateve për amvisëri si “Uirpull”, “Amika”, “Gorenje”, “Beko” dhe “Kendi”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tek ne nuk do ketë kamp për emigrantët si në Shqipëri
Next Article Fetai u prit sot nga Kurti: Me disa shokë të idealit nga ASH-ja morëm rrugën për në Prishtinë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?