By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2025 të komisionit për financim dhe buxhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2025 të komisionit për financim dhe buxhet
MaqedoniTOP LAJM

Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2025 të komisionit për financim dhe buxhet

admin
Last updated: 19/11/2024 07:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Me debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2025, sot duhet të vazhdojë debati i komisionit në Kuvend.

Debati për buxhetin për vitin e ardhshëm në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin e vitit 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente nga të cilat 204 të LSDM-së opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

Në ditën e katërt të debatit të Komisionit kuvendor, me të cilin dje ishte përfunduar debati i përgjithshëm, deputetët e pushtetit dhe opozitës kundërshtuan qëndrimet rreth Propozim-buxhetit të vitit 2025. Sipas disave, buxheti është zhvillimor, i brendshëm dhe bazohet në disiplinë, matje të rezultateve, analiza, kontrolle dhe planifikim strategjik, ndërsa sipas të tjerëve është joreal, tregon mungesë vizioni dhe duhet të kthehet për përpunim në Qeveri.

Lupço Nikollovski nga LSDM-ja në pjesën e pasdites të debatit u bëri thirrje deputetëve të flasin në mënyrë konstruktive, me argumente, në drejtim të, siç tha, përmirësimit të buxhetit të propozuar. Debati, vlerësoi, është reduktuar në degradime, nënçmime, akuza dhe për atë se kush i humbi zgjedhjet, në vend se të prezantojë fakte dhe përmbajtje.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët në fjalët e tyre, në përgjithësi, përsëritën shifrat e projektuar me Propozim-buxhetin, akuzuan edhe pushtetin e kaluar. Edhe njëherë u përmendën edhe rritjet e pagave dhe pensioneve, përmirësimi i standardit të studentëve, investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë…

Me Propozim-buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar, ndërsa parashikohet edhe rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme, deri 16 gradë
Next Article Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?