Shkup, 20 shkurt – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Organi për Menaxhim meIPARD, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit në Bujqësi fillojnë fushatë për informim të shfrytëzuesve potencialë sa i përket mundësive të cilat i ofron instrumenti për ndihmë para anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillim Rural – Programi IPARD.
Në kuadër të fushatës, ndërsa me rastin e thirrjes publike të publikuar nga Agjencia, më 12 shkurt 2025, për masën 1 – Investimet në asete fikse të pronave bujqësore nga Programi IPARD, ditët e informacionit do të mbahen në disa qytete, fshatra dhe vendbanime, ku përfituesit e interesuar ( individët, personat juridikë, kooperativat, personat juridikë kooperativë etj.) do të jetë në gjendje të mësojë për procedurat dhe kushtet për dorëzimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program.
Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ditë informative do të mbahen në komunën Novaci, me fillim prej orës 11:00 në sallën komunale dhe në komunën Mogillë me fillim prej orës 14:00 në sallën e Komunës Mogillë.
Informacionet rreth hollësive, dokumenteve të nevojshme dhe thirrjeve publike, të gjithë të interesuarit mund t’i marrin në këto ueb faqe dhe numra të telefonit:
-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;
– Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460 dhe
Top of Form
– Agjencia për Nxitje të Zhvillimit të bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.
